Futboll
FC Tetova e Basel-it e arrin qëllimin, do të fillon të garoj nga Liga e 5-të e Zvicrës Veriperëndimore
Viti 2018-të për FC Tetovën e Basel-it përfundon me sukses historik. Klubi shqiptar i themeluar në vitin 2017-të, arriti gjatë një viti të shënoje dy sukses, dy arritje dhe synime.
Fillimisht gjatë verës, FC Tetova u shpall Kampion i Zvicrës në Seria B SFFS (Firmat zvicerane dhe klubet sportive të kohës së lirë – Schweizerischen Firmen- und Freizeitsportverband) të dhe së fundmi suksesi tjetër është që klubi nga pranvera do t’i nis garat nga Liga e 5-të e Zvicrës Veriperëndimore, njofton albinfo.ch.
Edhe pse klubi nuk ka garuar që nga përfundimi i garave në Seria B SFFS, megjithatë stërvitjet dhe ndeshjet miqësore nuk janë ndaluar. Klubi është përgatitur për në ligën zyrtare, thotë Fatmir Osmani, kryetari i FC Tetova Basel-it, në deklaratën ekskluzive për albinfo.ch.
“Tetova Basel nga Shkurti-Marsi fillon aty ku dëshironim gjithmonë, në Ligën zyrtare. Vitin e ardhshëm ëndrra jonë më në fund do të realizohet. Këtë gjysmë viti e kaluam me trajnime dhe ndeshje miqësore, kurse tani PO tani jemi aty ku duhet fal dhe anëtarëve dhe sponsorëve, por uroj ky të jetë veç fillimi. Arritëm t’i paguajmë të gjithë shpenzimet, pagesën e kaucionit dhe pagesat tjera administrative. Ne regjistrojmë një rritje të anëtarësimit gjë që tregon se po bëjmë një punë të shkëlqyeshme në menaxhimin e klubit. Falënderimet e mia gjithashtu shkojnë për ekipin e udhëhequr nga Trajneri Arben Sadiku, i cili bëri një punë shumë të mirë në SFS Serie B vitin e kaluar duke fituar Trofeun e Ligës”, deklaroi Fatmir Osmani, kryetari i FC Tetova Basel-it.
Klubi i dytë shqiptarë në rajonin e Baselit, FC Tetova bën pjesë në Ligën e 5-të, në Grupin e 4-të.
Ndeshjen e parë do ta zhvilloje si mysafir SC Basel Nord-it, me 17 Mars 2019.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville Filmi shfaqet në kuadrin e festivalit të filmit "Kino Kosova" që po mbahet në kinemanë RiffRaff...
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
-
Gjermani
Iu dha lamtumira e fundit dje mërgimtarit nga Gjermania që humbi jetën në vendin e punës
-
Paris
Paris: Sukses i madh i filmit “Tashko & Koço”
Jeta në Zvicër
-
Pesë lajme të mëdha nga Zvicra për të cilat duhet të dini këtë javë Përgatitja e Cyrihut për të akomoduar 2 milionë banorë dhe përpjekjet e fundit për legalizimin e...
-
Transmetuesit publikë zviceranë tërhiqen nga X/Twitter
-
Air India kthehet në Cyrih pas më shumë se 25 vitesh
-
Cyrih
Aeroporti i Cyrihut, më i pastërti në Evropë
-
Operacioni Pandora: Qendrat e thirrjeve mashtruan edhe në Zvicër