Lajme
Zvicra, marrëveshje të tregtisë së lirë me Bosnjën
Marrëveshja e liberalizon tregtinë me produkte industriale, peshk dhe prodhime tjera të detit, produkte bujqësore...
Zvicra do të heqë tatimet nga tregtia me Bosnjën dhe Hercegovinën. Në konferencën e ministrave të vendeve anëtare të EFTA-s që u mbajt në Trondheim të Norvegjisë kjo organizatë ka lidhur marrëveshje të tregtisë së lirë me vendet si Bosnja, Kostarika dhe Panama.
Nga ana zvicerane marrëveshjen e ka nënshkruar ministri i ekonomisë Johann Schneider-Ammann. Me këtë marrëveshje e të shteteve anëtare të EFTA-s si Zvicra, Islanda, Norvegjia dhe Lihtenshtajni do t`i forcojnë marrëdhëniet tregtare me tri vendet e përmendura, bëhet e ditur në një komunikatë të publikuar nga Departamenti Federal për Ekonomi, Arsim dhe Hulumtime.
Marrëveshja për tregtinë e lirë me Bosnjë e Hercegovinën e liberalizon tregtinë me produkte industriale, peshk dhe prodhime tjera të detit si dhe me industrinë për përpunimin e produkteve bujqësore. Në marrëveshje përfshihen edhe rregulla për mbrojtjen e pronës intelektuale, për konkurrencë, për lehtësime tregtare, për qëndrueshmëri si dhe klauzolat për zhvillim të shërbimeve, investime etj.
Me këtë marrëveshje do të anulohen shumica e taksave që paguhen tash. Ndërsa taksat e mbetura do të hiqen më së largu më 1 janar 2018.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













