Futboll
Skuadra zvicerane e dëshiron Sadikun
Armando Sadiku mund të rikthehet sërish në futbollin zviceran
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, mund të rikthehet përsëri në futbollin zvicerane.
Atë po e kërkon skuadra zvicerane Lugano, ku kishte luajtur edhe më herët, përcjell albinfo.ch.
Sulmuesi shqiptar do ta pranonte një rikthim te Lugano, pasi ai po rikthehet nga dëmtimi i rëndë që pësoi në gju dhe i duhen minuta, e natyrisht në një ambient si ai me zviceranët që elbasanasi e njeh mjaft mirë do të ishte “trampoline” e duhur për të kapur formën më të mirë.
Sadiku është në fazën e rehabilitimit te skuadra spanjolle, Levante, ku gjithashtu nuk kishte shumë minuta në ekip.
Ekipi zviceran e do në huazim, ku në qershor, nëse çdo gjë shkon sipas planit për sulmuesin kuqezi, do të rikthehej në Spanjë.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih















