Kosova
LDK-ja e para, Kurti, i preferuar për kryeministër
Nëse zgjedhjet në Kosovë do të mbaheshin të dielën e ardhshme, 42 për qind e qytetarëve do të dilnin për të votuar.
Sipas një ankete të Lëvizjes Vetëvendosje, realizuar me qytetarët nëpër qytete të ndryshme të Kosovës.
Nga 1 mijë e 70 të anketuar, sipas VV-së, Lidhja Demokratike e Kosovës është partia e cila prin si më e preferuara e qytetarëve të Kosovës.
Por, sipas anketës së LVV-së, Albin Kurti del të jetë i pëlqyeri i qytetarëve për kryeministër. Bislimi tha se, sipas rezultateve të anketës, VV-ja po rritet në numër, e PDK-ja e Kadri Veselit po humb elektorat, ndërsa AAK-ja dhe NISMA po fitojnë vota nga PDK-ja.
Sipas anketës, janë tri arsye të pakënaqësive të qytetarëve me qeverisjen e tanishme: si mungesa e zhvillimit ekonomik, problemet me politikën e jashtme dhe luftimi i korrupsionit.
Po ashtu, u përmendën edhe problemet më të mëdha, me të cilat, sipas VV-së, po përballen qytetarët, si çmimet e larta të faturave të rrymës, paga mesatare e ulët, çmimi i lartë i derivateve, mungesa e vendeve të punës dhe mungesa e barnave.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër Për herë të parë në Zvicër kërkohet lejimi i vrasjes së rrëqebujve... -
Pas marrëveshjes me Iranin bien çmimet e naftës në Zvicër -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Falimenton kompania zvicerane pas 66 vitesh, 30 punëtorë mbesin pa punë -
Resort luksoz dhe banja termale, investim 200 milionë frangash në Alpet zvicerane
















