Bota
Denizli, adresa e pushimeve “shëruese”
Qyteti Denizli, i cili është një nga qendrat më të rëndësishme të turizmit në Turqi, krahas bukurive të saj natyroren dhe historisë mijëravjeçare, është një pikë atraktive edhe për atë që kërkojnë shërim në ujërat termale.
Denizli është një nga qytetet më të rëndësishëm në rajonin e Egjeut me turizmin dimëror, me pasurinë historike, bukuritë natyrore, evenimentet sportive, si hedhje me parashutë, ski, fluturim me balonë si dhe me ujërat termale për shërim.
Një nga atraksionet më të njohura turistike është Pamukkale, e cila ndryshe njihet si “Parajsa e bardhë” që është në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Ata që preferojnë qytetin Denizli për pushime kanë mundësi të zhvillojnë programe të shumta me përmbajtje të ndryshme, ku mund të vizitojnë qytetet antike mijëravjeçare në rajon, kanë mundësinë të shikojnë shpella, ujëvara dhe bukuri të ndryshme natyrore si dhe të shijojnë ushqimet tradicionale të zonës dhe të blejnë sende të ndryshme në tregje.
Hotelet gjithashtu janë të mbushur në masën 90 për qind për shkak të kërkesave për burimet termale, të cilat në qytet shihen si qendra shëruese që nga kohët e lashta.
Në qytet Pamukkale është një nga vendet më të vjetra në Turqi të frekuentuara nga turistët.
“Pishina Kleopatra” Hierapolis është në tjetër pikë e paharrueshme për vizitorët në qytetin Denizli. Kjo pishinë është formuar në mënyrë natyrale, pasi u shembën gurët dhe uji u grumbullua pas tërmetit që ndodhi në 692 para erës sonë.
Dhe, që nga ajo kohë uji në pishinë nuk ka humbur kurrë temperaturën prej 36 gradë. Krahas bukurive historike dhe atyre kuruese, në Denizli tërheqin vëmendjen edhe bukuritë e tjera natyrore, siç janë ujëvara Güney, e cila rrjedh nga një lartësi prej 20 metrash në lumin Menderesi i Madh si dhe ujëvarat Sakızcılar Asmaaltı dhe Gümüşsu.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar Në vitin e ri, Skoda, Volvo dhe Kia po bëjnë një fillim të shkëlqyer në Zvicër... -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër?













