Shkurt.ch
A e dini që Zvicra e ndërron presidentin çdo vit?
Karriera e tij politike filloi 40 vjet më parë, kur u zgjodh në këshillin e qytetit të Hinwil në kantonin Cyrih
Që nga 1 janari 2019, Ueli Maurer është presidenti i ri duke zëvendësuar Alain Berset.
Ueli Maurer do të jetë ‘i pari midis të barabartëve’ në një Këshill Federal të përbërë nga shtatë anëtarë, ndërsa Alain Berset vazhdon si Këshilltar Federal. Zvicra e ndërron presidentin çdo vit, shkruan “Swissinfo.ch”.
68-vjeçari ka qenë ministër i Financave nga viti 2016, derisa do të jetë president i Zvicrës për një vit, përcjell albinfo.ch.
Roli i tij është simbolik, megjithatë, kjo do të thotë se është ‘i pari midis të barabartëve’.
Karriera e tij politike filloi 40 vjet më parë, kur u zgjodh në këshillin e qytetit të Hinwil në kantonin Cyrih. Ishte president i Partisë Popullore në Zvicër 1996-2008.
Nuk dihet se sa kohë do të vendosë Maurer për të qëndruar në qeveri, pasi është shumë e rrallë që një këshilltar federal të hiqet nga detyra.
Në fjalimin e tij të pranimit para parlamentit në fillim të dhjetorit, ai tha se “politika duhet të jetë kënaqësi dhe duhet të gëzosh”.
Dhe thuhet se ish-komandanti i një batalioni të biçikletave ushtarake ende merr kënaqësi duke hipur biçikletën e tij për të punuar çdo ditë që mundet.
E-Diaspora
-
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora Ka filluar procesi i votimit me postë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, i... -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti













