Bota
I akuzuari për terrorizëm del para gjyqit në Belgjikë
Pesë vjet pas sulmit me katër të vrarë në Muzeun Hebre, në Belgjikë del para gjyqit i akuzuari, për të cilin dyshohet të jetë terrorist i Shtetit Islamik.
I akuzuari Mehdi Nemmouche konfirmoi vetëm identitetin e tij në fillim të procesit gjyqësor, në Pallatin e Drejtësisë në Bruksel. Ai tha me pak fjalë se ishte i papunë dhe si vendbanim dha adresën e paraburgimit. Për të gjitha akuzat e prokurorisë francezi 33-vjeçar ka heshtur qysh prej arrestimit të tij, disa ditë pas atentatit, në majin e 2014-ës. Por avokati i tij tha në gjyq se i dyshuari si atentator i sulmit në Muzeun hebre në Bruksel, si pasojë e të cilit gjetën vdekjen katër vetë, do të flasë gjatë seancave gjyqësore, shkruan dw, përcjell albinfo.ch
Javën e ardhshme, përpos Nemmouches-ë, do të merret në pyetje edhe ndihmësi i dyshuar i tij, Nancer Bendrer. Të enjten, 10.01.2019, prokurorët nisën leximin e aktakuzës me gati 200 faqe. Në mënyrë të detajuar ata përshkruan rrjedhën e ngjarjes, jetën e mëparshme të të akuzuarit dhe radikalizimin e Mehdi Nemmouche-së në burgjet e Francës, qëndrimin e tij në Siri dhe aktivitetet e mundshme të tij në kuadër të organizatës terroriste “Shteti Islamik”.
Avokati i të pandehurit kryesor, Sebastien Courtoy, i kishte thënë gazetës “Le Soir” se do të provonte pafajësinë e klientit të tij. Sipas tij, Mehdi Nemmouche nuk është autor i sulmit në Muzeun hebre. Armët e gjetura gjatë arrestimit të tij në Marsejë nuk janë provë e mjaftueshme, thotë avokati. Kurse prokuroria beson se ato janë armët me të cilat është bërë vrasja.
Prokurorët dhanë si provë për autorësinë e Nemmouche-së edhe një video nga një kamera survejimi e Muzeut Hebre si edhe një fotografi të gjetur tek i akuzuari. Në foto shihet një armë e tipit AK-47, municion dhe një banderolë në arabisht me mbishkrimin: “Këto janë armët që kam përdorur për vrasjen.
Katër viktima
Më 24 maj 2014, gjatë zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, Mehdi Nemmouche, dyshohet të ketë depërtuar në Muzeun hebre, në Bruksel. Sipas prokurorisë, ai vrau te hyrja e muzeut, me një Kalashnikov një çift nga Izraeli, Mira dhe Emmanuel Riva, të cilët ndodheshin në Belgjikë si turistë për të festuar 18-vjetorin e martesës. Ata lanë pas dy djem të moshave 15 dhe 16-vjeçare. Ai vrau edhe 66-vjeçarin Dominique Sabrier, i cili punonte në muze si vullnetar. Një punonjës tjetër i muzeut, Alexandre Strens (26), vdiq disa ditë më pas si pasojë e lëndimeve të rënda. E jëma e tij është bashkëpaditëse. Avokati i familjes dëshiron të ndriçojë mbi të gjitha sfondin e krimit. Ai dyshon se i pandehuri Nemmouche nuk ka pasur si synim vetëm objektin.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar Në vitin e ri, Skoda, Volvo dhe Kia po bëjnë një fillim të shkëlqyer në Zvicër... -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër?














