Kosova
Grabitjet me maska nuk ndalen, kësaj radhe në Podujevë
Një person nga Podujeva ka raportuar se në lokalin e tij i janë vjedhur 1000 euro.
“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se për deri sa ishte në lokalin e tij duke punuar tre të dyshuar të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve të zjarri kanë grabitur rreth 1000 euro para të gatshme”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, përcjell albinfo.ch.
Tutje, policia thotë rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante.
Ky është vetëm rasti i fundit i grabitjeve me armë në Kosovë, derisa para vitit të ri, kishte vdekur në detyrë polici Izet Demaj. Rasti ndodhi në Istog, kur grabitësi e ka qëlluar për vdekje, derisa më pas edhe policia e kishte mbytur grabitësin.
Grabitje me armë kanë ndodhur edhe në Prishtinë dhe qytetet tjera, derisa qytetarët janë të alarmuar nga kjo dukuri, që është shpeshtuar së fundi.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora Ka filluar procesi i votimit me postë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, i... -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti














