Kosova
Vdes një mërgimtar në një aksident në Serbi
Lëndime kanë pësuar edhe tre persona të tjerë. Vetura e viktimës është aksidentuar me një autobus
A.K. ka vdekur dje në një aksident të rëndë trafiku në Serbi. Ky mërgimtar bashkë me disa familjarë të tij po udhëtonte me veturë drejt Austrisë, pasi kishte kaluar pushimin dimëror në Kosovë.
Sipas informatave që i ka Gazeta Express, lëndime kanë pësuar edhe tre persona të tjerë. Vetura e viktimës është aksidentuar me një autobus.
A.K. për disa vjet kishte punuar dhe jetuar në Austri, festat e fundvitit kishte ardhur për t’i kaluar në Kosovë. Ardhja e tij në vendlindje dje u kthye në tragjedi për familjen e tyre në Prizren. Familja e nisën për gurbet, por pak orë më vonë morën lajmin e rëndë se djali i tyre u aksidentua për vdekje, përcjell albinfo.ch.
Shumë familjarë e miq të viktimës kanë shkruar në Facebook për të, duke e përshkruar si person të mirë e atdhetar.
“I lehtë të qoftë dheu i Kosovës që e deshe aq shumë”, ka shkruar një nga shokët e viktimës në Facebook.
Mësohet se dy nga të lënduarit në këtë aksident po trajtohen në një spital të Beogradit.
Në vitin që e lamë pas, rastet si i këtij mërgimtarit kanë qenë të shumta. Kujtojmë se në një aksident të rëndë trafiku në Duhël të Suharekës është shuar komplet një familje pesanëtarëshe që kishte ardhur për pushime nga Zvicra në Kosovë. Jetën e ka humbur edhe një mërgimtar në një autostradë të Hungarisë që po vinte nga Evropa për ta martuar djalin në Kosovë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vdekja tragjike e një 20-vjeçareje shqiptare në Itali, pas një rënieje nga ballkoni Anxhela B., një 20-vjeçare me origjinë shqiptare, humbi jetën mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, pas... -
Filmi ku luan aktorja nga Kosova, Luana Bajrami fiton çmim “Oscar” -
Në Bernë u mbajt manifestimi “Kurora e Lirisë” në përkujtim të Familjes Jashari -
Nuk dëbohen nga Zvicra dy kosovaret e dënuara për propagandim të ISIS-it -
Vjenë
14-vjeçarja shqiptare nga Vjena mahnit jurinë në “The Voice of Kids” në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Jura regjistron ulje të aksidenteve dhe zero viktima në rrugë për vitin 2025 Kantoni i Jurës ka shënuar dy arritje historike në trafikun rrugor vitin e kaluar që nga... -
Kantoni Schaffhausen po shqyrton heqjen e mësimit të dy gjuhëve të huaja në shkollën fillore -
Çiftet në Zvicër mund të përdorin përsëri mbiemër të dyfishtë -
Zjarri në autobusin postar në Kerzers: Dalin detaje të reja nga hetimet -
Swiss Airlines ofron bonuse për largime vullnetare të stjuardesave dhe pilotëve













