E-Diaspora
Zviceranë dhe shqiptarë, cak i sulmeve të huliganëve serbë
Mbetet të shihet nëse grupi ë ka sulmuar ekipin e Prishtinës ka ndonjë lidhje me atë që ka bërë akte të rüenda vandalizmi dhe sulmi fizik në Grenchen, Solothurn
Prej dy ditësh në gazetat e Zvicrës gjermane ka një numër raportimesh për dhunën e shfrenuar që po e ushtrojnë në Zvicër një grup huliganësh, tifozë të Crvena Zvezdës së Beogradit. Ata, pas një ndeshjeje në Grenchen në kuadrin e turneut “Uhrencoup” kanë rrahur një numër kalimtarësh të rastit zviceranë, pastaj kanë demoluar një kioskë dhe duke rrahur dhe bërë për spital punëtoren e kioskës. Së fundi mbrëmë, në po këtë turne, pas pjesës së parë të ndeshjes kundër kampionit aktual të Zvicrës, FC Basel, madje një grup funksionarësh të C. Zvezdës kanë sulmuar fizikisht edhe gjyqtarin e ndeshjes. Në momentin e fundit ai arriti të tërhiqej në zonën e sigurt.
Ndërkohë, një lajm i publikuar në mediet e Prishtinës bën fjalë për dhunën e ushtruar nga një grup huliganësh serbë kundër fotoreporterit të KF Prishtina Avni Durmishi dhe tre lojtarëve, derisa ata po ktheheshin nga shëtitja në hotelin ku ishin të vendosur.
Kështu përshkruhet ngjarja në Portalin e KF Prishtina
Futbollistët dhe anëtarët tjerë të klubit, të ndarë në grupe-grupe, vizituan pjesët më të afërta të hotelit ku qëndronin, kryesisht rreth ambasadës së Kosovës dhe “Bahnhofit” (stacionit të trenit) ku konsiderohet të jetë qendra e qytetit. Tre futbollistë: Argjend Malaj, Armend Thaqi e Flamur Shala, sikurse edhe fotoreporteri e gazetari i klubit, Avni Durmishi, i cili ishte i vetmi nga të gjithë që mbante fanellën oficiale me emblemën e klubit. Diku pas orës 23:15, tinëzisht, nga më se 10 persona, sulmohen nga mbrapa shpinës, dhe sidomos gazetari, i cili i vetmi kishte shenjë identifikuese, thhet në tekstin e portalit FC Prishtina.
Futbollistët në momentin e parë kursehen dhe shfrytëzojnë rastin dhe vrapojnë duke u larguar më tutje, por gazetari me fanellën identifikuese u sulmua dhe pas përpjekjeve u lirua prej tyre, e ndërkohë nga sharjet u kuptua që ishin serbë. Përkatësia e tyre nacionale u kuptua pas dy sulmeve të shpejta dhe dështimit për ta rrëmbyer fanellën. Me këtë rast ata në gjuhën serbe u shfrynë duke shqiptuar sharje dhe ofendime të rënda në drejtim të shqiptarëve. Ndjekja vazhdoi për disa qindra metra, gazetari kërkoi në një lokal afër ndihmën e stafit që ta njoftonin policinë e cila nuk vonoi shumë, kurse tre futbollistët për fatin e mirë u larguan me shpejtësi në drejtim të hotelit, thuhet veç tjerash në tekstin e publikuar në faqen e Klubit Futbollistik “Prishtina”.
Mbetet të shihet nëse grupi ë ka sulmuar ekipin e Prishtinës ka ndonjë lidhje me atë që ka bërë akte të rüenda vandalizmi dhe sulmi fizik në Grenchen, Solothurn.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Çmimet e banesave vazhdojnë të rriten, Cyrihu kryeson me rritjen më të madhe Në qershor, çmimet e shtëpive dhe apartamenteve shënuan rritje në mbarë vendin, ndërsa rajoni i Cyrihut... -
Fishekzjarrët mund të ndalohen për Festën Kombëtare të 1 Gushtit -
Gjermania kundërshton zgjerimin e Aeroportit të Cyrihut -
Zvicër: SVP kërkon që komunat të kenë të drejtën e vetos për hapjen e qendrave të azilit -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26










