Jeta në Zvicër
Gjermania ankohet se Zvicra po ia merr mjekët
Bashkimi Evropian duhet të shqyrtojë rregullat për të ndalur shtetet anëtare të marrin mjekët dhe profesionistët e njëri-tjetrit. Paralajmërimi ka ardhur nga ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn.
Ai e ka përshkruar këtë si një ‘efekt goditës’ të vendeve që tërheqin mjekë nga vendet fqinje, siç është rasti i Zvicrës, e cila po merr mjekët nga Gjermania.
“Kjo nuk mund të jetë e drejtë. Prandaj duhet të mendojmë nëse duhet të krijojmë rregulla të reja për joshjen e njerëzve me profesione të caktuara brenda BE-së dhe pa e vënë në pikëpyetje thelbësisht lirinë e lëvizjes brenda Evropës”, është shprehur ai për “Blick am Sonntag”, transmeton ‘Scan’.
Spahn shtoi se aktualisht kishte marrëveshje të tilla brenda Organizatës Botërore të Shëndetësisë që mund të shërbenin si një model, por ai nuk shpjegoi se çfarë ishin ato, apo se si mund të zbatoheshin në BE, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët “Mbështetja që po marrim nga mërgata jonë është dëshmi se LDK-ja vazhdon të mbetet alternativa e... -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës -
Debati për “10 milionë banorë” në Zvicër: Kush po emigron realisht? -
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët














