Shkurt.ch
Shtrenjtohen sigurimet shëndetësore për 2 për qind
Paralajmërohet sërish rritje e sigurimeve shëndetësore në Zvicër për vitin e ardhshëm
Sipas comparis.ch, premitë do të rriten mesatarisht për 2% për vitin ardhshëm. (në vitin 2013 ka qenë 1,5%).
Shtrenjtimi është imponuar sidomos nga aplikimi paushall i çmimeve nga spitalet. Një tjetër element thuhet të jetë çmimi i rritur i barnave të reja në treg.
Ndërsa shpenzimet e përgjithshme të kujdesit shëndetësor janë rritur për 9 për qind në tremujorin e parë të vitit 2013 në krahasim me vitin e kaluar. Rritja është e theksuar sidomos në spitale me 36 për qind.
Comparis.ch vitin e kaluar kishte paralajmëruar në rritje më të lartë të premive për vitin 2014. Rritja për 2 për qind është pak më e lartë se e vitit të kaluar.
Në vitin 2011 çmimet e sigurimeve shëndetësore ishin shtrenjtuar për 6.5 për qind.
Comparis.ch ka bërë një sondazh të sigurimeve shëndetësore, duke llogaritur evoluimin e çmimeve të shërbimeve mjekësore, të spitaleve, të barnave dhe të shërbimeve të tjera të detyrueshme.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”












