Shkurt.ch
UBS, banka numër një në botë për menaxhim të pasurive
Kjo bankë zvicerane menaxhon me një pasuri prej 1705 miliardë dollarësh. Banka tjetër e Zvicrës, Credit Suisse zë vendin e pestë, me 855 miliardë
Banka më e madhe e Zvicrës, UBS është shpallur sërish si menaxhuesja më e madhe e pasurive në botë. Këtë konstatim e ka bërë një studim i realizuar nga ndërmarrja për hulumtimin e tregut Scorpio Partnership.
Me një pasuri prej 1705 miliardë dollarësh që administrohet nga ajo, banka UBS e ka marrë titullin që më së fundi e kishte Bank of America, e cila administron pasurinë prej “vetëm” 1674 miliardë dollarësh.
Banka tjetër e madhe zvicerane Credit Suisse në këtë konkurrencë ka zënë vendin e pestë në botë, me pasurinë prej 855 miliardë dollarësh që menaxhon.
Marrë në përgjithësi, në gjithë botën bankat gjatë vitit 2012 kanë menaxhuar 18.5 bilionë dollarë për klientët e tyre të pasur, që është për 9 për qind me shumë se në vitin 2011.
Te bankat më të mëdha, të cilat bëjnë menaxhimin e tri të katërtave të gjithë kësaj pasurie, rritja gjatë një viti ka qenë 11 për qind.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Vjenë
Kosti Deti mahnit me performancën e tij në Ambasadën Italiane në Vjenë Një mbrëmje e veçantë muzike me Kosti Detin në Vjenë... -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane, së bashku me Ylfete Fanaj, vizituan trupat në Kosovë -
Kryetari shqiptar i Morbachut bëhet viral në Gjermani -
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë -
Bazel
E vetme, me valixhen plot ëndrra, Fjolla ja doli
Jeta në Zvicër
-
2025, një nga vitet më të nxehta të regjistruara ndonjëherë Viti 2025 është një nga vitet më të ngrohta të regjistruara ndonjëherë, sipas MeteoSwiss, i cili... -
Forumi Ekonomik: Kostot e sigurisë vazhdojnë të rriten -
Tesla godet një automjet policie, duke shkaktuar dëme prej 100,000 frangash -
Rriten lëndimet gjatë Krishtlindjeve në Zvicër -
Miliona franga dëmi i shkaktuar nga zjarri në Hauptwil, Thurgau










