Shkurt.ch
Zvicra ndalon hyrjen e 78 xhihadistëve
Qeveria federale zvicerane, vitin e kaluar ka lëshuar 78 ndalesa hyrëse kundër islamistëve të huaj – më shumë se kurrë më parë, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch. Këta persona e rrezikojnë sigurinë e brendshme apo të jashtme të Zvicrës.
Zvicra po rrit përpjekjet në luftën kundër terrorizmit. Vitin e kaluar, Zyra Federale e Policisë (Fedpol) imponoi 78 ndalesa hyrjeje mbi xhihadistët e huaj – më shumë se kurrë më parë. Sa për krahasim, në vitin 2017, 58 Islamistëve iu është shqiptuar ndalesa e hyrjes, në vitin 2016 vetëm 39, informon më tej Albinfo.ch.
Se kush është prekur nga masat dhe pse, Fedpol nuk prononcohet. Zëdhënësja Lulzana Musliu, vetëm deklaron: “Ndalimi i hyrjes mund të lëshohet kundër atyre që rrezikojnë sigurinë e brendshme apo të jashtme të Zvicrës”. Parasysh vijnë ato organizata terroriste që i janë bashkuar asaj të Shtetit Islamik (IS) dhe predikues islamik të urrejtjes.
Numri i xhihadistëve nga Zvicra, të cilët ishin në zonat e luftës të tilla si Siria, apo ende janë atje, është stabilizuar tani në 93 raste, sipas Shërbimit Informativ Federal (FIS), informon Albinfo.ch. Tridhjetë e një prej tyre mban një pasaportë zvicerane, gjë që e bën të pamundur ndalesën e hyrjes.
Në raste ekstreme, megjithatë, Qeveria federale zvicerane mund të privojë një terrorist zviceran jashtë shtetit për të drejtat e tij të shtetësisë, informon Albinfo.ch. Aktualisht janë rreth pesë procedura të tilla.
Përveç 78 ndalesave hyrëse për xhihadistët, Fedpol imponoi edhe 28 ndalesa të tjera të hyrjes, gjatë vitit të kaluar, informon Albinfo.ch. Arsyet ishin ekstremizmi i dhunshëm – të tilla si neonazistët apo huliganët, spiunazhi dhe krimi i organizuar. Ndalesa mund të vendoset për disa ditë deri në një kohë të pacaktuar.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut Komuna e Gjilanit pajiset me automjet zjarrfikës falë donacionit nga Cyrihu... -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville -
Gjermani
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci
Jeta në Zvicër
-
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut Komuna e Gjilanit pajiset me automjet zjarrfikës falë donacionit nga Cyrihu... -
Hetuesit italianë marrin qasje në dosjen e tragjedisë në Crans-Montana -
Rritet numri i studentëve të huaj në universitetet zvicerane -
Qiratë në Zvicër rriten për të rinjtë, zhvendosja drejt banesave të reja gjithnjë më e kushtueshme -
Cyrih
Aeroporti i Cyrihut bie në renditjen globale, mbetet jashtë Top 10 më të mirëve në botë














