Kosova
Nis greva në sistemin arsimor në Kosovë, kërkohet rritje e pagave
Të gjitha institucionet e arsimit në Kosovë, i janë bashkuar grevës së përgjithshme për shkak të mosplotësimit të kërkesave nga ana e Qeverisë për rritje të koeficientit për paga.
Shkolla “Elena Gjika” në kryeqytet, ndonëse kishte lajmëruar se nuk do ta përkrahte grevën si shkak i humbjes së mësimit në fillim të vitit shkollor, të hënën i është bashkuar asaj.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka vizituar çerdhen “Fatosat” dhe shkollën fillore “Hasan Prishtina” në kryeqytet, duke i përkrahur mësimdhënësit në realizimin e kërkesave të tyre. Ai ka kërkuar që të qëndrojnë të palëkundur në kërkesat e tyre, pasi tha se përmes ligjit aktual për paga, vetëm mësimdhënësit janë të diskriminuar.
Jasharaj ka thënë se greva është rezultat i heshtjes së institucioneve. Përfaqësues të SBASHK-ut kanë zhvilluar një takim me zëvendëskryeministrin, Fatmir Limaj dhe ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi të cilët u kanë premtuar atyre se do t’i mbështesin kërkesat e tyre, por që nuk është arritur ndonjë marrëveshje konkrete. Lëvizja Vetëvendosje akuzon Qeverinë e Kosovës se është fajtore për grevën në arsim.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar Në vitin e ri, Skoda, Volvo dhe Kia po bëjnë një fillim të shkëlqyer në Zvicër... -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër?














