Bota
Nisma e veçantë: Pa pantallona në 60 qytete të botës
Me qindra udhëtarë në Londër, Berlin dhe Pragë hoqën pantallonat dhe bënë udhëtimin e përvitshëm gjysmë të zhveshur, “No Pants Ride”.
Shfaqja është pjesë e një nisme globale, që ka nisur në Nju Jork në vitin 2002, e që atëherë është përhapur në më shumë se 60 qytete të botës.
Objektivi është që përdoruesit e metrosë të vishen me veshje normale dimri, por pa pantallona, e ndërkohë duhet të ruajnë edhe seriozitetin, transmetojnë mediat e huaja.
Në Londër, turmat u mblodhën para Galerisë Kombëtare në sheshin “Trafalgar”, para se të hynin në metro, ku morën trena në drejtime të ndryshme. Pasagjerët e tjerë nuk mund të bënin ndryshe veçse të mbërthenin vështrimin mbi ta, përcjell albinfo.ch.
Në Berlin dhe në Pragë, dhjetëra pasagjerë përdorën metronë dhe trenat, me disa pjesëmarrës në nismë që kishin përdorur jo pak imagjinatë.
“No Pants Ride” është mbajtur po ashtu në Chicago, Nju Jork, San Francisko, Amsterdam etj..
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës















