Shkurt.ch
I merret titulli Master deputetes Fiala
Një ekspertizë e jashtme ka ardhur në konstatimin se akuzat që i drejtoheshin deputetes Fiala për plagjiaturë, kishin qenë me bazë
Doris Fiala, deputete e Partisë Liberale (FDP) në Parlamentin Nacional të Zvicrës i është tërhequr titulli Master i shkencave nga universiteti ETH i Cyrihut. Me vendimin e këtij universiteti, ajo nuk mund të bartë më titullin Master për drejtimin e politikës së sigurisë dhe menaxhimit të krizave. Krahas ETH-së, këtë njoftim e ka konfirmuar të premten edhe vetë Fiala.
Arsyeja për këtë marrje titulli, qëndron sipas ETH-së te parregullsitë “jo të papërfillshme” në citimin e burimeve. Një ekspertizë e jashtme ka ardhur në konstatimin se akuzat që i drejtoheshin deputetes Fiala për plagjiaturë, kishin qenë me bazë, shkruajnë mediet zvicerane.
Sipas komunikatës së ETH-së, Doris Fiala duhet të zgjedhë një temë tjetër nëse dëshiron të punojë një punim të ri të Masterit.
“Pikërisht këtë do ta bëj”, është përgjigjur Fiala. Ajo ka pranuar dhe vazhdon të pranojë gabimet që sipas saj janë rezultat i një pakujdesie. Në komunikatën e saj Doris Fiala thotë se ETH ka konstatuar veprimin e saj të akujdeshëm dhe jo mashtrimin e qëllimshëm.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














