Shkurt.ch
Bastisen bazat e neonazistëve
Të dyshuarit akuzohen për themelimin e një komande të ekstremit të djathtë "Werwolf-Kommandos" (Komando Njeri-Ujk
Në Zvicër, Gjermani dhe në Holandë janë bastisur nga policia disa shtëpi, në kërkim të grupeve të ekstremit të djathtë. Ky aksion ka rezultuar edhe me identifikimin e një neonazisti të njohur zviceran, si pjesë e këtyre grupimeve.
Të dyshuarit akuzohen për themelimin e një komande të ekstremit të djathtë “Werwolf-Kommandos” (Komando Njeri-Ujk).
Policia ka vënë nën fokus në veçanti banesat dhe lokalet afariste të katër të akuzuarve. Nuk është arrestuar asnjëri prej tyre.
Siç bën të ditur srf.ch figurat udhëheqëse të grupit te përmendur janë dy ekstremistë të djathtë, shtetas zviceranë, celulat e të cilëve edhe janë bastisur. Njëri nga këta të dy, sipas revistës “Spiegel” duhet të jetë neonazisti zviceran Sebastien N, i cili dyshohet të ketë vrarë një djalë të ri në maj të vitit 2012 në Cyrih.
Me rastin e bastisjeve të bëra, policia ka konfiskuar shumë materiale në mesin e të cilave edhe të shifruara. Deshifrimi i tyre paraqitet i vështirë pasi që programi i kodimit është zhvilluar nga vetë pjesëtarët e grupit.
Grupimi “Werwolf-Kommandos” vepron sipas modelit të grupimeve të ideuara nga bashkëpunëtori i Hitlerit, Heinrich Himmler, në vitin 1944, me shpresë se përmes aksioneve guerile do të kthente në fitore humbjen evidente të nazizmit.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror












