Shkurt.ch
Zvicra, Brexit dhe BE-ja
Jo vetëm britanikët, por edhe zviceranët kanë marrëdhënie jo të mira me BE-në. Por, ndërsa Mbretëria e Bashkuar po largohet nga BE-ja, Zvicra po afrohet dhe planifikon një marrëveshje të diskutueshme, përcjell albinfo.ch
BE-ja përcakton të ardhmen politike dhe ekonomike të Evropës, por ka një sipërfaqe të vogël që nuk është nën “kulmin” e saj. Bëhet fjalë për Zvicrën. Në shikim të parë, ky vend është në Evropën Qendrore dhe nuk ka të bëjë fare me Britaninë. Derisa britanikët me Brexit po përpiqen të distancohen nga BE-ja, Zvicra gjithnjë e më shumë po i afrohet ekonomisë dhe bashkësisë së vlerave.
Siç raporton DW, politika e brendshme ka shkaktuar debat të madh në Zvicër. Rasti i tanishëm ka të bëjë me marrëveshjen mes Zvicrës dhe BE-së. Më shumë se pesë vjet Zvica është duke negociuar një marrëveshje që duhet të jetë e garantuar nga bashkëpunimi i barabartë dhe efektiv mes BE-së dhe Zvicrës.
Kush vendos, Berna apo Brukseli?
BE-ja dhe Zvicra kanë lidhje të ngushta, edhe pse Zvicra nuk është anëtare e Bashkimit Evropian. Ajo bazohet në një rrjet të qindra marrëveshjeve dypalëshe. Marrëveshja “Kornizë” duhet të rregullojë më saktë disa pika dhe të thjeshtojë bashkëpunimin. Për shembull, pika e diskutueshme është e ashtuquajtura “Direktiva e qytetarëve të BE-së” që rregullon lëvizjen e personave brenda Bashkimit Evropian. Brukseli i kërkon Zvicrës të marrë përsipër rregulloret evropiane. Zvicra ka frikë se me këtë, qytetarët e BE-së do të kenë mundësinë e përfitimeve sociale në Zvicër, si ndihma sociale ose lejet e qëndrimit afatgjatë.
Megjithëse gjithçka është bërë dhe janë parashikuar përjashtime të mundshme, marrëveshja mund të shkaktojë dhimbje koke në Zvicër. “Marrëveshja kërkon dispozita ligjore dhe është e vështirë që të bashkojë demokracinë e drejtpërdrejtë dhe federalizmin”, shpjegon avokati për çështje evropiane, Andreas Glaser, në Universitetin e Cyrihut. “Për shkak se entuziazmi është i kufizuar”.
Ekonomia është pa dyshim pozitive në mbështetje të kësaj “Marrëveshjeje kornizë”. Sepse, në fund të fundit, ajo do të përfitojë nga kjo, pa rinovuar kontratat që më parë përfaqësonin barrierat tregtare, sipas avokatit Glazer.
Një sipërmarrës me influencë vlerëson se “Marrëveshja kornizë” do të përmirësojë situatën në Zvicër. “Sipërmarrësit me siguri kanë interes të integrohen në tregun e përbashkët evropian, në një mënyrë më të thjeshtë dhe me kosto më të ulët. Kjo është arsyeja pse këto aleanca janë përkrahës kryesorë të marrëveshjes”, shpjegon për DW Glazer, përcjell albinfo.ch.
Parlamenti zviceran, i cili formon qeverinë, dërgon sinjale të ndryshme nga Berna. Krahu i djathtë populistët (SVP) duan të luftojnë kundër marrëveshjes, Social Demokratët (PS) besojnë se marrëveshja e pranishme do të mbështesë shumicën dhe Liberalët (FDP) thonë se tani nuk është prioritet. Vetëm CVP konservative mund të jetë e kënaqur me “Marrëveshjen kornizë” me kufizime të caktuara. “Nëse marrëveshja institucionale pranohet, do të jetë vetëm për arsye ekonomike, të cilat nuk kanë të bëjnë fare me entuziazëm apo euforinë në lidhje me Evropën”, analizon Glaser.
Juristi Andreas Glaser beson se nuk mund të ketë një paralele me debatin në Zvicër dhe kaosin me Brexit-in në Britani: “Kultura e negociatave solli dy vendet në turbullirë me BE-në. Dy vendet ndryshojnë njëra nga tjetra, prandaj shkaktojnë probleme”.
Britanikët dhe zviceranët janë pragmatistë, thotë juristi Glazer dhe se kërkojnë zgjidhje, të cilat nuk janë shumë teorikisht të shëndosha dhe as estetikisht të bukura, siç dëshiron BE-ja. Bashkimi duhet të mbajë të gjitha vendet në të njëjtën linjë dhe të mbrojë polemikat politike. Strategjia nuk funksionon as në Zvicër, as në Britani të Madhe. Glazer beson se BE-ja mund të dalë me eufemizëm dhe të heqë dorë nga lojërat politike të pushtetit.
Në krahasim me britanikët, zviceranët kanë avantazhin se vendimi “për” ose “kundër” nuk është i lidhur me kohë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit Gjatë së shtunës Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfoi kundër Dennis Lewandowski. Kjo ndeshje e madhe u...
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
Jeta në Zvicër
-
Bernë: Parukierja me kombinim të pazakontë – prerje, larje dhe këshilla juridike Parukierja në Bernë, Geraldine Scherler ka “guxuar” me një kombinim të pazakontë. Pse të zgjidhni midis...
-
Zgjedhjet Evropiane 2024: Një e katërta e popullsisë zvicerane ka të drejtë vote
-
Zvicër: 26-vjeçari vozit me 161 km/h në zonën e kufizimit 80 km/h
-
AAK – dega në Zvicër zgjedh strukturat drejtuese
-
Incidentet raciste në Zvicër – në rritje, veçanërisht në shkolla