Bota
Migrantët në Gjermani hapin më shpesh biznese private
Migrantët në Gjermani janë të prirur më shumë se vendorët që të hapin biznese private. Kjo ka të bëjë edhe me shanset e tyre më të dobëta në tregun e punës.
Në një studim të bankës KfW thuhet se migrantët në Gjermani hapin më shpesh bizneset e tyre private. Sipas këtij studimi, në periudhën prej vitit 2013 deri 2017, gati çdo i pesti person që ka hapur ndonjë biznes privat është me origjinë të huaj apo ka një nënshtetësi të huaj. Më saktësisht, kjo do të thotë se 18 % e themeluesve të firmave kanë qenë migrantë. Dëshira për të hapur një biznes të pavarur është në veçanti e madhe tek personat qe kanë marrë nënshtetësinë gjermane, tek gjermanët e kthyer nga vendet e tjera, por edhe tek personat që në Gjermani jetojnë me një nënshtetësi tjetër.
Shanset e dobëta në tregun e punës
Njëkohësisht migrantët kanë më shpesh shanse më të dobëta në tregun e punës. Kjo në veçanti vlen për të ardhurit pa ndonjë diplomë, e cila njihet në Gjermani, si dhe për personat, të cilët nuk e zotërojnë mirë gjuhën gjermane. E ashtuquajtura pjesë e kapitalit fillestar tek themelimi i firmave ka qenë tek migrantët 38%, për dallim prej vendorëve ku kjo pjesë përbën mesatarisht 31%, thuhet në vlerësimet e KfW për vitin 2018.
Gjuha gjermane
Gati dy të tretat e migrantëve të moshës 18 deri 64-vjeçare thuhet në sondazh, flasin në shtëpi me familjarët kryesisht në gjuhën gjermane. Ndërsa rreth 35 % thotë se në shtëpi flasin gjuhën e origjinës së tyre. Këtu bëhet fjalë kryesisht për të ardhurit, të cilët nuk janë në Gjermani për një kohë të gjatë, shkruan dw, përcjell albinfo.ch
Përdorimi i një gjuhe tjetër në shtëpi nuk do të thotë automatikisht se këta persona nuk e njohin mirë gjuhën gjermane, por migrantët nga shtëpitë ku flitet vetëm gjuha e origjinës së tyre, shikuar nga të dhënat statistikore, kanë shanse më të këqija në tregun e punës. “Në veçanti tejkalimi i pengesave me njohjen e gjuhës kërkon një kohë më të gjatë. Dhe këtu duhet të ketë më shumë oferta për mësimet e gjuhës”, thotë shefi i KfW, Jörg Zeuner.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Krimet shënuan rënie në Zvicër gjatë 2025-ës, por vrasjet dhe dhuna e rëndë u rritën Zvicra regjistroi 554,963 vepra penale në vitin 2025, një rënie prej 1.5% krahasuar me vitin e... -
OKB: Dekada më e nxehtë në histori është konfirmuar -
Rritet kriminaliteti në Graubünden -
Personat që nuk paguajnë gjobat në Gjenevë nuk do të shkojnë në burg -
SBB zgjeron shërbimin e rezervimit të ulëseve














