Bota
Ministrja gjermane: Pjesëmarrja aktuale e anijeve gjermane në Detin Mesdhe, e padobishme
Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen, akuzoi Italinë për komandimin e anijeve të operacionit “Sophia” në skajet “më të largëta” të Detit Mesdhe, duke e bërë përfshirjen e Gjermanisë të padobishme, shkruan AlsatM, përcjell albinfo.ch.
“Për tre të katërtat e një viti komanda italiane e ka dërguar marinën tonë në skajet më të largëta të Mesdheut, ku nuk ka rrugë të kontrabandave dhe nuk ka rrugë emigrantësh, kështu që për muaj të tërë marina nuk ka pasur më detyrë të arsyeshme në këtë mision’’, theksoi ajo në mediet gjermane në Davos të Zvicrës.
“Si rezultat, Gjermania ka vendosur të pezullojë pjesëmarrëjen e fregatës gjermane në këtë mision”, shton ajo, duke vënë në dukje se mund të kthehet në Mesdhe në çdo kohë brenda 10 ditëve.
“Pengesa tani duhet të zgjidhet politikisht në Bruksel nga ministrat e brendshëm të BE-së. Ne kemi pritur një kohë të gjatë për të gjetur një zgjidhje, tani është koha që ajo të jetë politike”, shton ministri.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













