Bota
BE-ja kërkon ashpërsimin e rregullave ndaj aplikantëve për “viza të arta”
Bashkimi Evropian ka paralajmëruar vendet që zbatojnë skemat për dhënien e ‘vizave të arta’ që të ashpërsojnë kontrollet ndaj aplikantëve, pasi mund të rrisin rrezikun e korrupsionit, pastrimit të parave, si dhe të shmangies tatimore.
Sipas ‘Associated Press’, Komisioni i BE-së, përmes një raporti tha se të ashtuquajturat ‘pasaporta dhe viza të arta’ të ofruara në një vend të BE-së mund të krijojnë shumë probleme në të gjitha vendet e bllokut.
Kryetari i Komisionit të Migracionit, Dimitris Avramopoulos, tha se Komisioni do të monitorojë funksionimin e këtyre skemave në mënyrë që të jetë në përputhjen të plotë me ligjin e BE-së, transmeton ‘Scan’.
“Puna që ne kemi bërë së bashku gjatë viteve të fundit sa i përket rritjes së sigurisë, forcimit të kufijve dhe mbyllja e boshllëqeve të informacionit nuk duhet të rrezikohen”, deklaroi Avramopoulos, përcjell albinfo.ch.
Bullgaria, Qiproja dhe Malta janë ndër vendet që ofrojnë pasaporta për investitorët e huaj dhe më problematiket njëkohësisht, për shkak të kontrolleve të pamjaftueshme të individëve që aplikojnë.
Ndërkohë, janë 20 shtete në Bashkimin Evropian që ofrojnë aktualisht viza për investime.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













