E-Diaspora
Abrashi: “Me Zvicrën në zemër dhe shqiponjën në gjoks”
"Nëse Zvicra e Shqipëria ia dalin të shkojnë në botëror, “kjo do të ishte kulmi”
Amir Abrashi është futbollisti shqiptar i radhës, që jeton jashtë vendit, të cilin e ka angazhuar kombëtarja shqiptare. Karakteristike për Abrashin është se ai ka kaluar në të gjitha shkallët e kombëtares së Zvicrës, ndërsa ishte duke pritur që ta thërriste Hitzfeld, trajneri i skuadrës A të kësaj kombëtareje.
Por në momentin e fundit, pasi që Hitzfeld “po vononte”, ai u përcaktua për kombëtaren e Shqipërisë. Në një intervistë të gjatë për portalin zviceran sport.ch, Amir Abrashi sqaron rrethanat se si ka ndodhur ky kalim i tij për shumëkënd i papritur.
“Me Zvicrën në zemër – Shqiponjën në gjoks”, titullohet artikulli i përmendur. “Unë e kam Zvicrën në zemër dhe me dëshirë do të luaja për të. Unë ndjehem edhe si zviceran. Kjo ka qenë kështu dhe kështu mbetet. Por arsyeja më tha: `bëje këtë hap!`, thotë futbollisti duke iu referuar ndërrimit nga Zvicra në Shqipëri.
Ai më tutje thotë se konkurrenca për pozicionin e tij në fushë ka qenë tepër e ashpër kështu që ka qenë pothuaj e pamundur të pritej se do të bënte vend në kombëtaren A të Zvicrës, së paku para Kampionatit Botëror, Brazili 2014. Duhet pasur parasysh se Abrashi, për të merituar vendin në atë kombëtare, duhej të shpartallonte një “mur” lojtarësh të kalibrit të lartë si Behrami, Xhemaili, Xhaka, Inler etj.
Sipas tij, trajneri Hitzfeld e kishte këshilluar të kishte durim dhe të priste, duke i bërë me dije se para botërorit 2014 nuk mund të pritej ndonjë ndryshim i madh. “Por, ku ta dish, ndoshta me Shqipërinë do të mbërrij diçka deri në verën e vitit të ardhshëm. Ne kemi një ekip shumë të mirë, jemi të ditët në grup dhe mund të arrijmë barazhin.
I pyetur nëse e flet shqipen, Abrashi thotë se e zotëron mirë atë, “por jo sa gjermanishten”. Për ndeshjen Shqipëri-Zvicër që do të luhet më 11 tetor dhe sfidën që ajo paraqet për të, ai përgjigjet shkurt: “Do të jetë një ngjarje e veçantë e madhe për mua, s`ka dyshim. Do të jetë diçka shumë speciale. Nga njëra anë do të luaja me dëshirë për Zvicrën, por tash unë jam në anën tjetër. Nuk ka qenë vendim i thjeshtë, më ka shkaktuar dhimbje (kthimi i shpinës kombëtares zvicerane).
Ndërsa mendon se Zvicra tashmë e ka fare afër kualifikimin në botërorin 2014, Amiri shpreson se edhe Shqipëria do të kualifikohet gjithashtu. “Ne dëshirojmë të plasohemi menjëherë pas Zvicrës. Dhe nëse Zvicra e Shqipëria ia dalin të shkojnë në botëror, “kjo do të ishte kulmi”.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














