Bota
KE-ja kundër “shitjes” së pasaportave
Kundrejt pagesave shumë vende të BE japin shumë shpejt një vizë të BE-së, madje edhe nënshtetësinë.
Por për Komisionin Evropian, kjo përmban jo pak rreziqe. Qeveria e Maltës, reklamon hapur në internet; kush blen një pronë të paluajtshme në ishull dhe investon 150 mijë euro në obligacionet shtetërore malteze, mund të marrë shtetësinë dhe pasaportën e një vendi anëtar të BE.
Aplikues nga vendet arabe, Rusia, Azia apo Amerika Jugore madje nuk kanë as detyrimin të jetojnë në Maltë. Mjafton që ata ta vizitojnë ishullin një herë në pesë vjet. Kjo pasaportë madje përfshin edhe udhëtimin pa vizë si turist në SHBA, shkruan AlsatM, përcjell albinfo.ch.
Për herë të parë Komisioni Europian e ka vënë në shënjestër të kontrollit modelin e biznesit të nënshtetësisë apo vizave kundrejt pagesave. Një raport i publikuar së fundmi jep shkas për shqetësim, thanë komisionerët Vera Jourova dhe Dimitris Avramopoulos në Bruksel.
Tre shtete – Malta, Qipro dhe Bullgaria e ofrojnë hapur kundrejt parave nënshtetësinë e tyre, ndërsa 20 shtete të tjera anëtarë japin kundrejt investimeve të larta të drejtën e qëndrimit në vend.
“Këto vende nuk shesin vetëm nënshtetësinë e tyre, por në të njëjtën kohë, një nënshtetësi për të gjithë Bashkimin Europian”, tha komisionerja e KE-së për Drejtësinë, Jourova.
Organizatat joqeveritare “Transparency International” dhe “Global Witness” në një studim të tyre në vjeshtë kanë llogaritur se në 10 vitet e fundit në BE janë dhënë 100.000 viza të arta dhe 6000 nënshtetësi kundrejt parave, kryesisht në Spanjë, Qipro, Portugali dhe Britaninë e Madhe, shkruan alsatM, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











