Maqedonia
VMRO kërkon dorëheqjen e Zoran Zaev
Dorëheqje të parevokueshme nga kryeministri Zaev, iniciativë për shpërndarjen e Kuvendit, shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe qeveri teknike plot 100 ditë para zgjedhjeve.
Këto ishin kërkesat kryesore të VMRO-DPMNE-së, pas takimit të jashtëzakonshëm të Komitetit Ekzekutiv dhe atij Qendror të partisë. Nisma për shpërndarjen e Kuvendit nga deputetët e VMRO-së do të dorëzohet të hënën, shkruan AlsatM, përcjell albinfo.ch.
Kreu i opozitës, Hristijan Mickoski, tha se pushteti me qëllim shtyn vendimin për zgjedhje të parakohshme parlamentare që të skadojë afati për shpalljen e tyre.
Por, ai nuk sqaroi se cilat do të jenë hapat e ardhshëm të partisë, në rast se kërkesat e tyre nuk pranohen.
“Tani do të ketë mundësinë ai, LSDM-ja, por edhe shumica parlamentare dhe koalicioni qeveritar të vendosin që ta pranojnë ose ta hedhin poshtë propozimin e VMRO-DPMNE-së gjatë ditëve të ardhshme, dhe qytetarët të shohin kush është “për” dhe kush është “kundër” zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Kuptohet, për hapat e ardhshëm publiku do të njoftohet. Ne shkojmë hap pas hapi, duke analizuar me kujdes situatën në vend, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Mickoski, në rast se shpallen zgjedhje të parakohshme, tha se nuk do të bëjnë kompromis për shkurtimin e afatit prej 100-ditësh për qeveri teknike, shkruan AlsatM, përcjell albinfo.ch.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i partisë së kryeministrit Zoran Zaev. Ata janë të bindur në fitore në cilatdo zgjedhje, pas çka sugjerojnë Mickoskin të mendojë për dorëheqjen e tij.
“Hristijan Mickoski është në panik për shkak të hyrjes së Maqedonisë në BE dhe NATO, dhe pikërisht anëtarësimi në NATO dhe rritja e rrogave është dështimi më i madh i antiperëndimorit Mickoski. Pas dëshmit në zgjedhjet e ardhshme, le të mendojë për dorëheqjen e tij. LSDM-ja është parti e cila Maqedonisë i solli sukses historik shtetëror dhe për këtë do të korrë fitore të madhe në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, kurdo që ata të mbahen, reagojnë nga LSDM-ja.
LSDM-ja mblodhi organet e partisë gjatë ditës së premte për të diskutuar edhe për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ata erdhën në përfundim që vendimi të merret gjatë javës që vjen.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike Qyteti i Lozanës po ofron kompensime që nga e marta për bizneset dhe institucionet publike të... -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit -
Gjenevë: Historia e artit hiqet nga lëndët e detyrueshme në shkollat e mesme











