Integrimi
Komuniteti Shqiptar në Martigny ndihmon familjet kosovare
Ndihmat e mërgimtarëve nga Zvicra i’u shpërndan familjeve të dëshmorëve të kombit si dhe familjeve nevojtare të cilat ende jetojnë në kushte të vështira jetese
Me rastin e festës së Fitër Bajramit, shoqata “Komuniteti Shqiptar në Martigny” me seli në Zvicër, shpërndau ndihma për 53 familje në Kosovë. Ndihmat i’u shpërndan familjeve të dëshmorëve të kombit si dhe familjeve nevojtare të cilat ende jetojnë në kushte të vështira jetese, njofton Ministra kosovare e Diasporës.
Me këtë rast, familjet të cilat përfituan nga këto ndihma shprehën falënderimet e tyre të përzemërta, duke theksuar nevojën për përkrahje më të madhe institucionale, por duke mos anashkaluar ndihmat që i pranojnë nga ana e bashkatdhetarëve tanë të cilët jetojnë dhe veprojnë në diasporë.
Pakoja e parë me gjëra të ndryshme ushqimore i’u dhurua familjes Vitia, në fshatin Bardhosh të Prishtinës ku prezent ishte edhe Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli.
“U jemi mirënjohës dhe shumë falënderues shoqatës “Komuniteti Shqiptar në Martigny”, shoqatë e cila në mënyrë të vazhdueshme përkrah dhe ndihmon bashkëkombësit e tyre. Kjo ndihmë e ofruar tregon angazhimin e madh të kësaj shoqate për të kontribuar sadopak në zhvillimin e mirëqenies sociale të qytetarëve të Kosovës, në zbutjen e varfërisë si dhe ngritjen e nivelit jetësorë të tyre”, deklaroi Makolli.
Ministri më tutje shprehi falënderime ndaj të gjithë pjesëtarëve të diasporës shqiptare të cilët për asnjë moment, për vite të tëra, si para luftës ashtu edhe pas përfundimit të saj, nuk u ndalën së ndihmuari Kosovën dhe qytetarët e saj, si në ndihma humanitare po ashtu edhe me anë të përkrahjes së tyre edhe në fusha të tjera.
Përfaqësuesit e shoqatës “Komuniteti Shqiptarë në Martigny” u ndien të privilegjuar dhe krenar që patën rastin të ndihmojnë këto familje, në mënyrë sado modeste, por shumë domethënëse për përfituesit e tyre.
“Ne si shoqatë nuk do të ndalemi asnjëherë së ndihmuari qytetarët e Kosovës në çfarëdo mënyre të mundshme. Edhe pse në gurbet, zemrat tona janë gjithmonë në Kosovë së bashku me të gjithë ju”, deklaroi përfaqësuesi i kësaj shoqate, njofto MeD.
Vizitat më tej vazhduan në familje të tjera në Llukar, Fushë Kosovë, Lipjan, Gjilan, Mitrovicë, Malishevë dhe në vende të tjera të Kosovës.
E-Diaspora
-
Gjermani
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar Aksidenti në Esslingen i merr jetën të riut shqiptar nga Presheva... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare












