Kosova
Kosovë: Miratohet projektligji për zyrtarët publikë
Valon Ramadani nga Vetëvendosje tha se kanë dhënë kontributin e tyre për të zvogëluar pabarazinë në mes të sektorit publik dhe privat, dhe pse nuk kanë arritur që këtë ta bëjnë tërësisht
Komisioni për Administratë Publike e ka miratuar sot projektligjin për zyrtarët publikë dhe atë për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore dhe agjencive të pavarura, me ç`rast u aprovuan një varg amendamentesh.
Ndërsa pritet të shqyrtohet edhe projektligji për paga në sektorin publik.
Kryetari i komisionit, Nait Hasani, tha se kanë pasur presion të vazhdueshëm nga të gjitha institucionet për ta shtyrë projektligjet përpara.
Deputeti Imer Rrahmani tha se votimet pro kanë qenë vetëm sa për të ecur përpara më mirë, teksa shtoi se ligjet janë punuar shpejt dhe kanë vërejtje, raporton televizioni publik i Kosovës.
“Kjo na ka shtyrë që të zhvishemi nga petku politik partiak dhe të japim kontributin që sa më shpejt të amandamentohen këto ligje në përputhje me legjislacionin përkatës. Ne po votojmë një punë tonën, por vota jonë pro këtu nuk determinon për në seancë, si parti opozitare”, tha ai, përcjell albinfo.ch.
Valon Ramadani nga Vetëvendosje tha se kanë dhënë kontributin e tyre për të zvogëluar pabarazinë në mes të sektorit publik dhe privat, dhe pse nuk kanë arritur që këtë ta bëjnë tërësisht.
“Para dy muajsh kur ka ardhur ky ligj në komision, ne e kemi bë publike dhe kemi thënë se ky ligj vë në theks pabarazinë e madhe mes sektorit publik dhe privat dhe kjo na ka shty të jemi aktiv në amandamentim”, u shpreh ai. Ndërsa deputeti nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, tha se janë 65 agjenci që e kanë “hangër” Kosovën.
Shqipe Pantina, deputete e PSD-së, u shpreh se u janë gëzuar faktit për ligjet që kanë shkuar në Kuvend. Sipas saj, nga ligjet përkatëse më së shumti përfitojnë institucionet publike, të cilat vihen në rend, dhe tërthorazi edhe qytetarët e vendit.
Pas kësaj, komisioni ka shkuar me një pauzë, teksa pritet edhe shqyrtimi dhe votimi i projektligjit për pagat në sektorin publik.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën














