Lajme
Makolli i nevrikosur me “Belle Air”
Ministri Ibrahim Makolli ka kërkuar që të paditen kompania "Belle Air" dhe ajo "Darwin" që vepron në Zvicër për “viktimizimin” e mërgimtarëve kosovarë
Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli i inkurajon mërgimtarët kosovarë që kanë rënë “viktimë” e avio-kompanisë “Belle Air” që ta padisin këtë kompani, e cila i lë për ditë të tëra qindra bashkatdhetarë në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.
“Qytetarët të cilët janë vonuar, u është anuluar fluturimi duhet t’i paditin kompanitë ku i kanë blerë biletat. Shumica e mërgimtarëve biletat i kanë marrë jashtë Kosovës, ku Kosova nuk ka mundësi të ngre padi”, ka thënë Makolli, raportin “Express”.
Ministri Makolli ka thënë se duhet të paditen kompania më e papërgjegjshme “Belle Air” dhe ajo kryesore “Darwin” që vepron në Zvicër.
“Operatori më i papërgjegjshëm deri tash për udhëtarët ështe tregu “Belle Air”, e cila operon në Kosovë e angazhuar nga ana e kompanisë “Darwin Airlines” me seli në Zvicër, e cila ka leje operimi në Kosovë”, ka deklaruar ai.
Reagimi i Makollit pason “viktimizimin” e qindra mërgimtarëve kosovarë të cilët kanë mbetur në aeroportin e Prishtinës duke pritur që të udhëtojnë për në diasporë. Ata kanë pritur me dit të tëra, pasi që kompania u kishte shitur më shumë bileta se sa që kishte vend në bord.
Sidoqoftë, Makolli thotë se mërgimtarët kosovarë duhet menjëherë t’i nisin veprimet ligjore ndaj kompanive të papërgjegjshme.
“Mërgimtarët tanë me rastin e kthimit të tyre nëpër vendet përkatëse duhet menjëherë të nisin procedurat ligjore ndaj kompanive ku i kanë blerë biletat”, ka shtuar ai.
Ministri kosovar ka treguar se ka thirr edhe vet në kompaninë ajrore për t’i pyetur për vonesat e udhëtarëve, por se asnjëherë s’ka marrë përgjigje. “Thjeshtë pas këtij rasti mendoj se fshihet diçka”, deklaron Makolli.
Një operator i suksesshëm, sipas tij, nuk ka nevojë që të mos jap as përgjigje për të gjithë ato probleme.
“Kam kërkuar prej zyrtarëve të Departamentit për Aviacionin Civili, por edhe prej Ministrisë së Infrastrukturës se çfarë është në pyetje sepse këta operatorë që veprojnë në Prishtinë marrin licencë prej këtij departamenti”, ka deklaruar Makolli.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut Rreth 9,162 notarë morën pjesë në kalimin vjetor të liqenit të Cyrihut pas vonesave për shkak... -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër











