E-Diaspora
Autostrada ku vdiq 53-vjeçari nga Prizreni, e njohur për aksidente
Pavarësisht incidenteve të tilla shqetësuese, numri i viktimave të shkaktuara nga aksidentet rrugore ka pësuar rënie gjatë gjysmës së parë të vitit 2018
Një ngjarje tragjike kishte ndodhur në mëngjesin e së dielës, ku raportohet se ka ndërruar jetë D. Radi nga Prizreni. Ai ishte 53-vjeçar, derisa për një kohë të gjatë kishte jetuar në Zvicër.
Ai ishte goditur dy kuaj që ishin në autostradë A3 në Wollerau. Kafshët gjithashtu kanë ngordhur, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch.
Pavarësisht përpjekjeve për të ringjallur vozitësin, ai ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, raporton Policia Kantonale e Cyrihut, përcjell Albinfo.ch. Ngjarja e rëndë ka tronditur familjen e tij në Prizren, derisa raportohet se ai do të varrohet në Zvicër.
Por, kjo autostradë, ku humbi jetën 53-vjeçari është e njohur për disa aksidente. Në dhjetor të vitit të kaluar, një grua italiane vdiq dhe tre të tjerë u plagosën rëndë, pasi një autobus ishte rrëzuar. Mbi 40 persona mbeten të lënduar. Edhe shoferi 61-vjeçar kishte ndërruar jetë.
Pavarësisht incidenteve të tilla shqetësuese, numri i viktimave të shkaktuara nga aksidentet rrugore ka pësuar rënie gjatë gjysmës së parë të vitit 2018. 100 persona u vranë, shkalla më e ulët e vdekjeve që kur filluan regjistrimet më 1992. Mbi 1,700 njerëz u plagosën në aksidente rrugore në rrugët zvicerane gjatë gjashtë muajt e parë të vitit 2018.
Shifrat për fillim të vitit 2018 përfaqësojnë shkallën e dytë të aksidentit më të ulët që kur qeveria filloi të publikojë regjistrime çdo gjashtë muaj 29 vjet më parë, sipas të dhënave nga Zyra Federale e Rrugëve të Zvicrës.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100












