Bota
Zjarri u merr jetën 8 personave në Paris
Tetë persona humbën jetën nga zjarri në një ndërtesë në jugperëndim të Parisit, bënë të ditur zyrtarët.
Rreth 30 të tjerë, në mesin e tyre tre zjarrfikës, u plagosën.
Numri i viktimave mund të rritet pasi operacioni i kërkim-shpëtimit po vazhdon në katet e sipërme të ndërtesës tetëkatëshe, i tha një zëdhënës i shërbimit të zjarrfikësve agjencisë së lajmeve AFP, transmeton “REL”.
Shkaku i zjarrit nuk është ende i qartë. Një grua e dyshuar u ndalua nga policia, përcjell albinfo.ch.
Prokurori i Parisit, Remi Heitz, tha se zjarri mund të jetë vënë me qëllim.
Kryebashkiaku i Parisit, Anne Hidalgo, u dërgoi ngushëllime familjeve të viktimave dhe shkoi në vendin e ngjarjes.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa Shërbimi hekurudhor në linjën Bern–Thun është aktualisht i ndërprerë. Shkak është një aksident personal midis stacioneve... -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër













