Shkurt.ch
Miliarda suficit
Ekonomia gjermane është rritur me shpejtësi. Kryesisht nga konsumi, shteti gjerman ka arritur në gjysmën e parë të vitit një suficit të konsiderueshëm prej 8.5 miliardë eurosh.
Falë shpenzimeve të konsumit nga ana e konsumatorëve dhe e shtetit, ekonomia gjermane është rritur me shpejtësi.
Pas muajve të dobët të dimrit produkti i brendshëm bruto (GDP) u rrit në tremujorin e dytë të vitit 2013 në krahasim me tremujorin e mëparshëm me 0.7 për qind.
Këtë njoftim e bëri publik Zyra Federale e Statistikave.
“Ky është një tremujor i dytë shumë solid”, tha analisti Christian Schulz nga Banka e Berenberg-ut.
Kontributi për rritjen ekonomike ishte i gjithanshëm. Dy të tretat erdhën nga kërkesa e brendshme, një e treta nga tregtia e jashtme. “Pozitiv është edhe fakti që Kina ndodhet në stagnim ekonomik dhe eurozona sapo ka përfunduar recesionin e saj të gjatë”, thotë ekonomisti gjerman.
Të hyrat shtetërore në gjashtëmujorin e parë kapnin shumën prej 604,5 miliardë eurosh, që do të thonë rreth 16,3 miliard euro apo 2,8 për qind më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Sipas statistikave, pothuajse gjysma e të ardhurave ishin nga taksat, ato u rritën në gjysmën e parë të vitit në 3.8 për qind. Sidomos në taksat e të ardhurave dhe pronës ka pasur një rritje të konsiderueshme, ku të ardhurat u rritën me 6.3 për qind.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta











