Futboll
Caktohet data kur do të inaugurohet “Arena Kombëtare”
Pritjes për të parë një ndeshje në “Arena Kombëtare” po i vjen fundi, madje ka dhe një datë zyrtare dhe një takim të përcaktuar për t’u luajtur në impiantin më të ri në vend.
Më 11 qershor, Shqipëri-Moldavi, takimi i vlefshëm për eliminatoret e “Europianit 2020”, do të luhet në stadiumin që të gjithë presim.
SuperSport ka mundur të mësojë nga burime pranë Federatës se institucioni qeverisës i futbollit shqiptar i është përgjigjur duke i dhënë emrin e stadiumit të ri, kërkesës së UEFA-s, që kërkon paraprakisht vendzhvillimin e ndeshjeve të eliminatoreve për të programuar gjithçka në avancë, përcjell albinfo.ch.
Lajmi gjen konfirmim edhe nëse i hedh një sy faqes së Federatës Shqiptare të Futbollit në seksionin ku ndodhet kalendari i ndeshjeve të Kombëtares dhe pikërisht për ndeshjen Shqipëri – Moldavi lexohet “Sheshi Italia”, Tiranë. Në këtë mënyrë, mund të jepet e sigurt se maksimumi në muajin qershor “Arena Kombëtare” do të jetë përfunduar dhe funksional, gati për të mikpritur evente futbollistike.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar











