Futboll
FC Basel, skuadra e parë evropiane që investon në Indi
Basel të mërkurën njoftoi se ka blerë 26 % të aksioneve, duke u bërë skuadra e parë e huaj që investon në futbollin indian
Klubi zviceran i futbollit, FC Basel, është bërë klubi i parë zviceran, duke bërë një investim të madh në futbollin indian, duke qenë se ka blerë një konsiderueshme në skuadrën indiane, Chennai City, shkruan “The Local”.
Basel të mërkurën njoftoi se ka blerë 26 % të aksioneve, duke u bërë skuadra e parë e huaj që investon në futbollin indian, përcjell albinfo.ch.
Skuadra indiane nuk ka bërë të ditur shumën e investimin, megjithatë, “The Times of India” ka bërë të ditur se shumë ishte rreth 20 milionë euro.
Indianët janë shprehur shumë të kënaqur, që një klub i huaj investon në futbollin e tyre.
Presidenti i Baselit, Bernhard Burgener, e quajti marrëveshjen “historike” për futbollin indian dhe klubin zviceran, përcjell tutje albinfo.ch.
“Jam i kënaqur që FC Basel është klubi i parë evropian që ka mundësinë të blejë aksione në një klub indian. Ne gjithashtu shohim potencial të madh zhvillimi në futbollin indian në përgjithësi”, tha Burgener në një deklaratë.
Chennai City është lider i ligës në Ligën e Futbollit Profesional të Indisë (I-League), ligën më të lartë indiane pas Super League Indiane (ISL).
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër Një plan i qeverisë zvicerane për të mbështetur prodhimin e verës duke kufizuar importet është përballur... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih














