Lajme
Kosova ia bllokon disa artikuj Maqedonisë
Prishtina zyrtare ndërmerr masave adekuate ndaj bllokadës së grurit, duke ia pamundësuar Shkupit që të eksportojë në Kosovë duhan, pije alkoolike, fruta dhe produkte të miellit
Qeveria e Kosovës ia ka bllokuar Maqedonisë eksportin e disa artikujve ushqimor, si kundërpërgjigje ndaj bllokadës së grurit nga Qeveria Maqedonase. Këtë masë ndëshkimore e ka marrë të mërkurën Ministria kosovare e Tregtisë dhe Industrisë, duke konsideruar se Shkupi ka shkelur marrëveshjen e tregtisë së lirë.
Sipas MTI-së, Prishtina zyrtare ndërmerr masave adekuate ndaj bllokadës së grurit, duke ia pamundësuar Shkupit që të eksportojë në Kosovë duhan, pije alkoolike, fruta dhe produkte të miellit.
Sipas një komunikate lëshuar nga MTI, Maqedonisë i pamundësohet të eksportojë: miell, niseshte, qumësht; produktet e pastiçerisë apo prej brumërave; fruta, pjesë të tjera të bimëve; pijeve alkoolike, uthull, duhanit dhe zëvendësuesit e përpunuar të duhanit, etj.
Është viti i tretë me radhë që Qeveria e Maqedonisë bllokon miellin dhe grurin e Kosovës, e cila është në kundërshtim me marrëveshjen e CEFTAës.
Përkundër premtimeve që një vendim i tillë do të shfuqizohet me datë 2 Shtator, vendimi për grurë mbeti ende i plotfuqishëm, ndërsa ai i miellit u shfuqizua sipas premtimeve të bëra më herët.
“Qeveria e Kosovës, siç thuhet, nuk mund të lejoj një bllokadë të tillë dhe si masë adekuate ndaj vendimit të tyre nga sot bllokon produktet e lartcekura. Bllokada do të vlejë deri në shfuqizimin e vendimit të grurit nga pala Maqedonase. Vendimi hyn në fuqi me datë 5 shtator nga ora 00:00”, thuhet në vendimin e MTI-së.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, siç thuhet, është e përkushtuar të mbroj prodhuesit vendor dhe do të veprojë në mënyrë pro-aktive dhe reagim të menjëhershëm sa herë që padrejtësisht ndalohet eksportimi i produkteve Kosovare.
Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë me qëllim që t’i mbrojë produktet e veta ka bllokuar importin e miellit nga Kosova dhe Serbia. Pas presionit të Beogradit kjo masë ishte parashikuar të hiqet, por jo edhe me Kosovën. Bllokimi i importit të grurit është konsideruar shkelje e marrëveshjes për tregti të lirë.
E-Diaspora
-
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano Futbollisti i Kosovës dhe Juventusit u prit nga Konsulli i Përgjithshëm, Diamant Kastrati... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta











