Shkurt.ch
“Emigrantët” britanikë do të përballen me kufizime në Zvicër
Qeveria zvicerane thotë se do të kufizojë numrin e britanikëve që mund të hyjnë në vend për të jetuar dhe punuar nëse Britania largohet nga Bashkimi Evropian pa një marrëveshje më 29 mars. Britanikët do të trajtohen si të gjithë qytetarët e tjerë jashtë BE.
Këshilli Federal të mërkurën tha se jo më shumë se 3,500 britanikë do të lejoheshin të punonin në Zvicër nëse Britania është e përfshirë në një Brexit pa marrëveshje.
Qeveria tha në një njoftim për shtyp
se Marrëveshja për Zhvendosjen e Lirë të Personave (AFMP) ndërmjet Zvicrës dhe Britanisë nuk do të zbatohej më 30 mars. Qytetarët britanikë që hynin për herë të parë në Zvicër do t’u jepen të drejta të njëjta me qytetarët e tjerë jashtë BE-së të cilët përballen me kuota të ngjashme sipas shtetësisë, përcjell albinfo.ch
Kufiri është caktuar për periudhën prej 30 mars deri më 31 dhjetor dhe përbëhet nga 2,100 leje qëndrimi (B) dhe 1,400 leje qëndrimi të shkurtër (L).
Kuotat nuk do të aplikohen për rreth 42,000 britanikë që tashmë jetojnë në Zvicër, sipas Agjencisë Zyrtare të Zvicrës.
Qeveria tha se vendimi u bazua në interesat ekonomike dhe lokale zvicerane në rastin e një ndryshimi të menjëhershëm të statusit të qytetarëve britanikë dhe konkurrencës “të padëshirueshme” potenciale për punë midis qytetarëve britanikë dhe shtetasve të vendeve të treta.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës Lea Ypi, profesore shqiptare me famë ndërkombëtare dhe autore e librave dhe eseve të përkthyera në... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?











