Bota
Mobilizimi masiv kundër gjyqit të separatistëve katalanas
Sipas policisë spanjolle, në Barcelonë të shtunën kanë protestuar dyqind mijë persona, kundër gjykimit të dymbëdhjetë udhëheqësve të pavarësisë. Këto të fundit gjykohen për tentativën e shkëputjes së Katalonisë në tetor të vitit 2017
Një nga oratorët në miting, organizuar nga partitë dhe shoqatat separatiste, vlerësoi 500,000 pjesëmarrës, të cilët marshuan pas një flamuri që proklamonte se “vetëvendosja nuk është një krim”, transmeton Albinfo.ch.
Protestuesit valonin flamurin separatist blu, të kuq dhe të verdhë, si dhe parullat: “Liri për të burgosurit politikë”.
Çështja e dhunës është në qendër të gjykimit, me akuzën e diskutueshme të rebelimit që nënkupton një kryengritje të dhunshme, transmeton Albinfo.ch. Prokuroria është duke u bazuar në te, por separatistët pohojnë se dhuna e vetme ishte ajo e policisë në ditën e referendumit, imazhet e të cilave shkuan nëpër botë.
Në mungesë të Carles Puigdemont, ish presidentit katalanas i cili u arratis në Belgjikë, i pandehuri kryesor është ish nënkryetari i tij Oriol Junqueras, kundër të cilit prokuroria ka kërkuar 25 vite burg.
Dënime nga 7 deri në 17 vite u kërkuan kundër 11 të akuzuarve të tjerë, duke përfshirë ish presidentin e parlamentit katalanas, disa “ministra” rajonalë dhe udhëheqësit e shoqatave të fuqishme të pavarura ANC dhe Omnium Cultural.
Gjykimi duhet të zgjasë rreth tre muaj. Vendimi nuk pritet të shqiptohet deri në korrik.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar














