Shkurt.ch
Nuk kalon iniciativa për kontingjentet e të huajve
Deputetët që kanë votuar kundër iniciativës kanë theksuar se aplikimi i saj do t`i shkaktonte dëme të konsiderueshme ekonomisë zvicerane
Iniciativa e SVP/UDC-së për kufizimin e numrit të të huajve është hedhur poshtë në mënyrë të qartë nga deputetët e Dhomës së Kantoneve të Parlamentit të Zvicrës. Të vetmit që kanë votuar pro, kanë qenë deputetët e kësaj partie. Iniciativa kërkon që në tregun e punës në çdo rast të kenë përparësi zviceranët para të huajve.
Kërkesa tjetër është që të caktohen edhe kontingjentet vjetore me numrin maksimal të të huajve që mund të vijnë dhe të gjejnë punë në Zvicër. Deputetët që kanë votuar kundër iniciativës kanë theksuar se aplikimi eventual i saj do t`i shkaktonte dëme të konsiderueshme ekonomisë zvicerane.
Ministrja e drejtësisë Simonetta Sommaruga ka thënë me këtë rast se është e vërtetë që në Zvicër ka probleme të ndryshme që lidhen me migracionin por iniciativa si e tillë nuk përbën zgjidhje për këto probleme.
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër Bashkatdhetarëve u kërkohet që zarfet me fletëvotime të mos i dërgojnë në ambasadë apo konsullata... -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta











