Lajme
“Pri Film Fest”, festival dhe diplomaci
Drejtoresha e Festivalit “Pri Film Fest”, Vjosa Berisha, tha se në kuadër të festivalit do të shfaqen 49 filma, premierë për publikun kosovarë, ndërsa dy do të janë premiera botërore
Qytetarët e Kosovës, gjatë gjithë javës, do të kenë mundësi t’i shikojnë 49 filma premierë, të cilat do të shfaqen në kuadër të edicionin të pestë të Festivalit ndërkombëtar të filmit “Pri Film Fest”, i cili po mbahet në Prishtinë. Ky festival realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme si pjesë e diplomacisë kulturore.
Këta filma që janë sjellë nga e gjithë bota, do të shfaqen në 7 programe të ndryshme të këtij festivali. Kështu deklaroi drejtoresha e Festivalit “Pri Film Fest”, Vjosa Berisha, e cila tha se të gjithë filmat janë premierë për publikun kosovarë , ndërsa dy janë premiera botërore.
“Jepen 49 filma në 7 programe të ndryshme. Tre prej tyre janë garues. Është programi i filmave të metrazhit të gjatë (është festivali i vetëm ndërkombëtar që shfaq filma të metrazhit të gjatë në Kosovë). Pastaj, filmat e metrazhit të mesëm dhe filmat ballkanikë të metrazhit të gjatë. Këto janë tri programet konkurruese”, tha ajo për REL.
Ndërkaq, programet tjera, sipas saj, janë: programi dokumentar, programi i projeksionit special, ku përfshihen fituesit e festivaleve më prestigjioze, Kanës, Berlinit, fitues të Oscar-it dhe filma të tjerë.
Drejtoresha e festivalit ka shtuar se sivjet për herë të parë në festival, në konkurrencën kryesore, merr pjesë edhe një film nga Rusia, ndërkohë që mjaft filma vijnë nga Gjeorgjia, Franca, Gjermania, Kroacia, Serbia, por edhe nga kontinenti i Afrikës.
Berisha thotë se në fokus të edicionit të sivjetmë të festivalit është promovimi i filmave nga Amerika Latine.
“Në fokus të festivalit gjithmonë zgjedhim një shtet, kinematografinë e të cilit e promovojmë dhe kemi pasur deri më tani Italinë, Francën, si dhe Japoninë në vitin e kaluar. Kurse, sivjet kemi zgjedhur Amerikën Latine, ku i kemi marrë filmat nga 5 shtete të Amerikës latine”, deklaroi ajo.
Sipas Berishës, kjo është bërë në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme, Këshillin Britanik, Ambasadën norvegjeze dhe Ambasadën britanike, “si pjesë apo si një farë ndihme në aspektin e diplomacisë kulturore”.
Organizatorët e festivalit “Pri Film Fest”, kanë vlerësuar se ky festival ka një rëndësi të veçantë për kinematografinë kosovare, për faktin se jo vetëm që sjell filma nga bota, por edhe emra të rëndësishëm në kinematografinë botërore, të cilët vijnë në Kosovë dhe komunikojnë e bashkëpunojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë me artistët dhe producentët kosovarë.
Për këtë arsye, në kuadër të festivalit, tash e katër vjet është krijuar forumi, i cili edhe sot është pjesë e festivalit. Ky forum mbledh kineastët e pesë vendeve të rajonit: Kosovës, Maqedonisë, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë.
Festivali “Pri Film Fest” do të zgjasë deri më 28 shtator kur edhe do të jepen çmimet për filmat që do të vlerësohen si më të mirët, në kategori të ndryshme.
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër Bashkatdhetarëve u kërkohet që zarfet me fletëvotime të mos i dërgojnë në ambasadë apo konsullata... -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













