Lajme
Interesimi në rritje për gjermanishten në Shqipëri
Departamenti dygjuhësh pranë gjimnazit „Sami Frashëri“ në Tiranë ka rreth 150 nxënës
Për çdo vit janë 2 klasa, ku secila ka nga 25-26 nxënës, të cilët mësojnë në gjermanisht dhe shqip.
Para 4 vite ishin vetëm 60 nxënës, por interesimi për të ndjekur mësimet këtu ka ardhur në rritje dhe tashmë sistemi është i konsoliduar.
Pjesa më e madhe e nxënësve vijnë nga tre shkollat 9 vjeçare të qytetit, “Fan Noli”, “De Rada” dhe “Avni Rustemi”.
Mësuesit e gjuhës gjermane në këto shkolla janë të kualifikuar në metodat e mësidhënies, duke krijuar një vijimësi nga sistemi 9 vjeçar në atë të mesëm, pasi nxënësit janë të familjarizuar me programin. Megjithatë tek “Sami Frashëri” vijnë dhe nxënës të cilët nuk kanë qenë në 3 shkollat 9 vjeçare partnere, por nga të tjera.
Ifijemia Petroilu, nxënëse në klasën e 11 e ka nisur mësimin e gjuhës gjermanë që para 6 viteve. Ajo planifikon të studjojë në një universitet në Gjermani. Kurse Enea Gojka e ka përcaktuar degën, për teknologji informacioni.”Këtu ka nivel të lartë mësimdhënie dhe kërkesë llogarie, kjo na jep siguri se do t’i përballojmë me sukses dhe studimet në Gjermani”.
“Mesuesit janë të trajnuar për metodat e mësimdhënies në Gjermani dhe Shqipëri dhe aplikimin e metodave bashkëkohore. Tre janë mësues nga Gjermania, ndërkohë që një tjetër vjen për një periudhe 4 mujore duke realizuar një projekt në një fushë të caktuar“, thotë për DW drejtuesi i Departamentit dygjuhësh, Herbert Mühlfei.
Nëpërmjet komunikimit me rrjetet sociale ish maturantë që kanë përfunduar sistemin dygjuhësh në gjimnazin “Sami Frashëri” dhe që aktualisht janë në Gjermani tregojnë eksperiencat e tyre në akomodim, në zgjedhjen e degës, raportet me studentët e tjerë, një përshkrim mbi përvojat e tyre në periudhën studentore.
Projekti për mësimin dygjuhësh në gjimanzin “Sami Frashëri” është pjesë e iniciativës së ish-ministrit të jashtëm gjerman, Frank Valter Stajnmajer që njihet si “Shkollat-partnere të së ardhmes”.
Iniciativa synon krijimin e një rrjeti mbarëbotëror prej të paktën 1 mijë shkollash partnere me objektivin e konsolidimit të gjuhës gjermane si gjuhë e huaj, ndërtimin e lidhjeve vitale me Gjermaninë dhe shkollat, nxitjen e shkëmbimit të hapur të ideve dhe bashkëpunimit mes mësuesve e nxënësve.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100










