Lajme
Tajlanda, vendi i 104-t që njeh Kosovën
Zëvendëskryeministri i Tajlandës ia konfirmoi Kryeministrit të Kosovës se Qeveria e Tajlandës ka marrë vendimin për njohjen e Kosovës me datë 24 shtator 2013
Vendi i 104 që e ka njohur Kosovën është bërë Tajlanda. Ky shtet i LIndjes së Largët është bërë i treti ¨që brenda dy ditëve njeh pavarësinë e Kosovës..
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi sot në Nju Jork në takimin me Zëvendëskryeministrin dhe njëherit Ministrin e Jashtëm të Tajlandës, Dr. Surapong Tovichakchaikul ka pranuar edhe zyrtarisht njohjen nga shteti i Tajlandës.
Zëvendëskryeministri i Tajlandës ia konfirmoi Kryeministrit të Kosovës se Qeveria e Tajlandës ka marrë vendimin për njohjen e Kosovës me datë 24 shtator 2013.
Sipas zëvendëskryeministrit tajlandez ky vendim është marrë në shenjë respekti dhe përkrahje për qytetarët dhe shtetin e Kosovës, shkruan Telegrafi..
Në emër të Qeverisë dhe popullit të Kosovës, Kryeministri Thaçi e falënderoi zv/kryeministrin Tovichakchaikul për njohjen që Tajlanda i bëri Kosovës.
Kryeministri Thaçi dhe zv/kryeministri Tovichakchaikul u pajtuan që edhe formalisht të fillojnë marrëdhëniet diplomatike bilaterale në mes të dy shteteve.
Pas vendosjes se marrëdhënieve diplomatike, qeveritë e dy shtetet do të fillojnë takimet më të shpeshta bilaterale, dhe do të identifikojnë fushat e interesit të përbashkët të bashkëpunimit.
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër Bashkatdhetarëve u kërkohet që zarfet me fletëvotime të mos i dërgojnë në ambasadë apo konsullata... -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














