Shkurt.ch
Meshkujt gjermanë: Na erdhi në majë të hundës barazia e grave!
Shumica e meshkujve (64%) mendojnë se barazia gjinore e arritur deri tash mjafton plotësisht, ndërsa rreth një e treta (28%) mendojnë madje se tashmë është tepruar në këtë drejtim
Ai duhet të kujdeset për fëmijët, të ndihmojë në punët e shtëpisë, dhe në anën profesionale duhet të jetë i suksesshëm po ai! Burri në shoqërinë moderne ndodhet para shumë sfidave.
Kështu mendojnë dy të tretat e meshkujve gjermanë, të cilëve u ka ardhur në majë të hundës barazia me femrat. Ky është një konstatim i një studimi të realizuar nga instituti Allensbach.
Sipas këtij studimi, shumica e meshkujve (64%) mendojnë se barazia gjinore e arritur deri tash mjafton plotësisht, ndërsa rreth një e treta (28%) mendojnë madje se tashmë është tepruar në këtë drejtim.
7 për qind të të anketuarve mendojnë se kjo tepri e barazisë i bën të mos ndjehen më si meshkuj të vërtetë sepse kjo nuk akceptohet më seriozisht nga shoqëria, shkruan diewelt.de.
Në këtë sondazh janë pyetur 950 meshkuj dhe 550 femra të moshës 18 deri 65 vjet
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër Bashkatdhetarëve u kërkohet që zarfet me fletëvotime të mos i dërgojnë në ambasadë apo konsullata... -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













