Bota
Italia do të pranojë mijëra emigrantë
Zëvendëskryeministri Matteo Salvini i ka thënë “Po” punësimit të mijëra emigrantëve. Përmes një dekreti, ministri i Brendshëm italian pranoi që këtë vit të hyjnë për të punuar në Itali 30 850 ekstrakomunitarë, me kushtin që të tregohen bashkëpunues me qeverinë italiane lidhur me riatdhesimin e emigrantëve të paligjshëm.
“La Repubblica” flet për një lloj “liste të zezë” që Salvini do të përdorë, sipas saj, si formë presioni gjatë turneut të ardhshëm në Afrikë, ku do të kërkojë konkretizimin e disa marrëveshjeve mbi të cilat punon prej muajsh.
“Me 3 milionë italianë të papunë, them se duhet të mendojmë një herë për ta, e pastaj për pjesën tjetër të botës”, thoshte ai përpara disa kohësh. Por, nuk mund t’i mbyllësh të gjitha portat, thotë e përditshmja italiane, e cila sqaron më tej se kuotat e sivjetshme janë pak a shumë në një linjë me ato të vitit 2018.
Nga 30 850 vende pune, më shumë se gjysma, 18 000, do t’u rezervohen punëtorëve sezonalë, atyre që punojnë kryesisht në ferma gjatë sezonit të korrjeve dhe që të paktën teorikisht do të duhet të largohen nga Italia me mbarimin e kontratës, shkruan AlsatM, përcjell albinfo.ch.
Vendet e mbetura ndërkohë do të jenë për punët josezonale.
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














