Shkurt.ch
Dyshime për fonde nga jashtë në një universitet meksikan
Meksika ka ngrirë 156 milionë dollarë (156 milionë franga) të fondeve të një universiteti të gjerë publik, ndërkohë që heton sulmet e dyshuara të pastrimit të parave. Universiteti ka marrë paratë nëpërmjet Zvicrës nga llogaritë e 22 vendeve, sipas agjencisë qeveritare, përcjell albinfo.ch.
Të premten kryetari i shërbimit të Inteligjencës financiare të thesarit meksikan, Santiago Nieto, njoftoi një hetim mbi fondet e pranuara nga Universiteti i Hidalgo, pasi sistemi financiar i Meksikës alarmoi autoritetet për lëvizje “të pazakonta”.
Sipas shërbimit të inteligjencës financiare, përveç Zvicrës, remitencat erdhën nga Spanja, Britania e Madhe dhe vende të tjera, përcjell albinfo.ch.
Drejtori i universitetit, Adolfo Pontigo Loyola, tha në një deklaratë të premten se universiteti nuk ishte kontaktuar ende për këtë rast. “Ne nuk kemi as para që nuk i përkasin universitetit, as në emër të universitetit nuk kemi marrë para nga ndonjë vend tjetër”. Ai deklaroi se do të bashkëpunonte me hetuesit.
Nieto refuzoi të ofrojë më shumë detaje mbi hetimin e hapur. Ai thotë se fondet do të mbeten të ngrira derisa situata të hetohet, përcjell albinfo.ch.
Universiteti Autonom i Shtetit të Hidalgo është i vendosur në lindje të Meksikës dhe është një nga universitetet më të vjetra dhe më të mëdha kërkimore në vend.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës Lea Ypi, profesore shqiptare me famë ndërkombëtare dhe autore e librave dhe eseve të përkthyera në... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?












