Bota
Mijëra fëmijë emigrantë, të abuzuar seksualisht
Raportohet se në SHBA mijëra fëmijë dhe të rinj emigrantë që mbahen të paraburgosur të ndarë nga familjet e tyre janë abuzuar seksualisht.
Portali i lajmeve Axios njoftoi se sipas dokumenteve të Departamentit Amerikan të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore (HHS), për të cilat ka deklaruar se i ka siguruar nga zyra e anëtarit të Kongresit, republikanit Ted Deutch, mësohet se në 4 vjetët e fundit janë ngacmuar seksualisht mijëra fëmijë emigrantë të paraburgosur, të cilët janë të pashoqëruar nga familjet e tyre.
Në dokumente theksohet se gjatë periudhës tetor 2014 – korrik 2018 në Zyrën për Vendosjen e Refugjatëve pjesë e HSS janë kryer 4 mijë e 556 ankesa, dhe 1 mijë e 300 të tjera në Departamentin Amerikan të Drejtësisë në lidhje me abuzimet seksuale.
Në ankesa janë shprehur akuza të tilla se në qendrat e paraburgimit, fëmijëve dhe të rinjve emigrantë u janë treguar video pornografike nga punonjësit e rritur të stafit si dhe janë detyruar që t’i prekin organet e tyre seksuale.
Kongresmeni Ted Deutch është shprehur se “Kjo sjellje është vërtet e neveritshme dhe e ulët. Kjo ngjarje është fillimi i pyetjeve që HHS duhet të përgjigjet se çfarë ka bërë pas këtyre pretendimeve dhe për atë çfarë po ndodh në këto qendra (ku mbahen fëmijët emigrantë)”.
Ndërsa zëdhënësja e HHS-së, Caitlin Oakley, në një deklaratë pas këtyre pretendimeve ka bërë të ditur se në zbatimin e programit për fëmijët e huaj të pashoqëruar, shqetësimi më i madh i tyre është siguria e të vegjëlve.
E-Diaspora
-
Zvicër/Kosovë
Kosovarët kryesojnë listën e qytetarëve me shtetësi të dyfishtë në Zvicër Mbi 90% e kosovarëve në Zvicër mbajnë dy shtetësi, ... -
Kujtesa që bashkon: simboli i gjenocidit në Kosovë në Horën e Arbëreshëvet -
Itali
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Britani
Lirim Koraqi zhvillon vizitë shkencore në Universitetin e Yorkut në Mbretërinë e Bashkuar -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër/Kosovë
Kosovarët kryesojnë listën e qytetarëve me shtetësi të dyfishtë në Zvicër Mbi 90% e kosovarëve në Zvicër mbajnë dy shtetësi, ... -
Zvicër
Autostradat zvicerane drejt zgjerimit, planet e qeverisë kundër kolonave -
Zvicra
Zvicra kryeson listën e vendeve më të shtrenjta për darkë në Evropë -
Rritje e ndjeshme e thirrjeve për ndihmë në lidhje me pedofilinë në Zvicër -
80% e punonjësve zviceranë nuk punojnë nga shtëpia









