Lajme
Historike: Tuzi do të udhëheqet nga shqiptarët
Si asnjëherë më parë partitë politike shqiptare kanë themeluar Forumin Shqiptar për Komunën e Tuzit, i përbërë nga Alternativa Shqiptare, Aleanca Demokratike dhe Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve. Sipas gazetës Vijesti, koalicioni shqiptar “Malësia na bashkon” ka fituar rreth 50 për qind (3682 vota) të votave të numëruara deri tani.
DPS jozyrtarisht fitoi 2490 vota, përkatësisht 31 për qind, partia boshnjake 960, ose 12 për qind të votave. Socialdemokratët fituan 359 vota, 4.59% të votave, demokratët 236 dhe 3%, ndërsa SNP fitoi respektivisht 86 vota dhe 1%. Ndërkohë që ende nuk janë shpallur rezultatet zyrtare preliminare për zgjedhjet e sotme lokale në Tuz, qytetarët shqiptarë kanë nisur në orët e mbrëmjes të kremtojnë fitoren e tyre, shkruan Telegrafi, përcjell Albinfo.ch.
Anëtari i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut, Mark Gjonaj, në një bisedë thotë se sot është ditë historike, për çka u shpreh shumë entuziast, se pas shumë dekadave kjo komunë do të udhëhiqet nga shqiptarët. “Kurrë më i gëzueshëm dhe kurrë zemrën më të plotë se kam pasur se sot. Është një energji është një entuziazëm që me të vërtetë populli shqiptar janë bashkuar në Malësi, për të mirën e kombit tonë dhe jo vetëm për një komunë. Sot nuk është në pyetje vetëm një komunë, por kombi jonë dhe detyrimi e borxhi qe kemi”, tha ai.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











