Zhvillim
Shqiptarët nisin festimet pas zgjedhjeve në Tuz
Ndërkohë që ende nuk janë shpallur rezultatet zyrtare preliminare për zgjedhjet e sotme lokale në Tuz, qytetarët shqiptarë kanë nisur në orët e mbrëmjes të kremtojnë fitoren e tyre.
Sipas të dhënave preliminare nga shtabi i koalicionit shqiptar, 80 për qind e zonave malore në Tuz kanë votuar pro shqiptarëve në zgjedhjet e sotme në këtë komunë, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
Në ora 20:00 janë mbyllur të gjitha vendvotimet, ku për të parin e Tuzit konkurrojnë pesë parti dhe një koalicion shqiptar.
Të drejtë votimi kishin 11,904 qytetarë, ndërsa fletët e votimit janë shtypur në dy gjuhë.
Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Zgjedhor (IOK), deri në ora 18.00 votuan 59.6 për qind e votuesve dhe procesi në përgjithësi ka kaluar i qetë.
Në anën tjetër OraInfo ka raportuar se shqiptarët kanë filluar të festojnë me flamur kuq e zi.

E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit Kompania ajrore zvicerane zgjat pezullimin për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme, ndërsa fluturimet për... -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve














