Maqedonia
Maqedoni: 800 mijë euro dëmshpërblim për aksidentin e autobusit
Më shumë se 800,000 euro dëmshpërblim do të duhej të paguajë kompania e sigurimit “Eurosig” për të lënduarit dhe familjet e të ndjerëve në aksidentin tragjik në fshatin Llaskarclë.
Sipas Klime Poposkit nga Agjencia për Mbikëqyrjen e Sigurimeve, shuma maksimale për dëmet e shkaktuara nga autobusi është 675 mijë euro. Sipas Ligjit për Sigurim të Detyrueshëm, në mënyrë plotësuese në bazë të polisës për udhëtarë në transportin publik, mund të paguhen 200,000 euro, kështu që parashihen 4,500 euro për raste që përfundojnë me vdekje, 9,000 euro për invaliditet të përjetshëm dhe 2,000 euro për lëndime dhe trajtim. Ai pret që shuma e përcaktuar me ligj të paguhet, shkruan alsatm, përcjell albinfo.ch.
“Kemi shuma të kufizuara që janë të përshkruara në Ligjin për Sigurimin e Detyrueshëm. Dëmet e shkaktuara nga autobusi, shuma maksimale për një rast sigurimi mund të arrijë në 675 mijë euro. Nëse të dëmtuarit kanë bazë dhe kërkojnë më shumë se kjo shumë maksimale për dëm, atëherë ata dëmin mund ta kërkojnë nga shkaktari i dëmit”, tha Klime Poposki, nga Agjencia për Mbikëqyrjen e Sigurimeve.
Sipas tij, kjo do të jetë një nga dëmshpërblimet më të mëdha viteve të fundit. Dëmshpërblimi më i lartë deri më tani është ai për aksidentin e helikopterit, ndërsa vitin e kaluar dëmshpërblimi më i madh ka qenë në vlerë prej 570 mijë euro për një person juridik. Poposki tha se vitin e kaluar janë paguar gjithsej 63 milionë euro, një rritje prej 9.5% në vit. Vitin e kaluar janë lidhur kontrata të sigurimit në vlerë të përgjithshme prej 161 milionë euro, që është një rritje prej 10.4%. Rritje më të madhe ka në sigurimin bujqësor me 65.9% dhe në sigurimin e jetës me 29.5% .Sipas të dhënave të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, vitin e kaluar është lidhur polisë për sigurimin e jetës prej 300,000 eurosh, që paraqet shumë më të lartë të sigurimit.
E-Diaspora
-
Amerikë
Edona Thaçi, shqiptarja e parë komentatore në WNBA Edona Thaçi hyn në historinë e WNBA-së si komentatorja e parë shqiptare... -
Amerikë
Mjeku shqiptar pranohet anëtar i American Gastroenterological Association (AGA) -
Britani
Në Londër shënohet 10-vjetori i Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë -
Paris
Ramë Dardania pjesë e ekspozitës ndërkombëtare në Carrousel du Louvre, Paris 2026 -
Francë
Pianistja franko-shqiptare nderohet me dekoratën ‘Kalorëse e Republikës Franceze’
Jeta në Zvicër
-
Rritje e ndjeshme e thirrjeve për ndihmë në lidhje me pedofilinë në Zvicër Linjat telefonike të ndihmës për njerëzit me tendencë seksuale ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve po regjistrojnë një... -
80% e punonjësve zviceranë nuk punojnë nga shtëpia -
Gripi, kulmi është arritur dhe tejkaluar -
Foodwatch padit persona të panjohur pas tërheqjes së formulave për foshnja, në fokus Nestlé -
Eksportet e orëve zvicerane vazhduan të binin në vitin 2025














