Kosova
3 vjet burgim shoferit që shkeli për vdekje dy këmbësore
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, ka shpallur Aktgjykimin kundër të akuzuarit L.M.
I akuzuari, L.M. është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tre) vjetësh e 6 (gjashtë) muaj për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”, njofton Klan Kosova, përcjell albinfo.ch.
Të akuzuarit në dënimin e shqiptuar do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 22.10.2018 e deri më tani, ndërsa i ndërpritet masa e paraburgimit dhe i njëjti lirohet që të mbrohet në liri nga data 04.03.2019.
I akuzuari L.M. është akuzuar nga Prokuroria pasi që më 22.10.2018, rreth orës 16:10, në rrugën B – afër “Royall Mall” në Prishtinë, duke drejtuar veturën e tij të tipit BMW kishte shkelur Ligjin mbi trafikun publik dhe kishte vënë në rrezik jetën e njerëzve nga pakujdesia, në atë mënyrë duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes dhe duke mos u dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vend kalimin për këmbësor, i kishte goditur këmbësoret L.A. dhe F.R. e si pasojë e lëndimeve të marra, të ndjerat kanë vdekur në QKUK.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41












