Integrimi
Zvicerani ther shtetasin e Maqedonisë
Viktima, 48 vjeçar, ka pësuar plagë të rënda nga therja në pjesën e sipërme të trupit dhe është dërguar me urgjencë në spital
Në një përleshje që ka ndodhur pasditen e të dielës në qendër të Winterthurit, një zviceran 48 vjeçar i ka shkaktuar plagë të rënda me thikë një shtetasi të Maqedonisë. Policia nuk e jep emrin dhe as përkatësinë etnike të viktimës. Sulmuesi është arrestuar.
Viktima po ashtu 48 vjeçar, ka pësuar plagë nga therja me thikë në pjesën e sipërme të trupit dhe është dërgur urgjentisht me autoambulancë për në spital. Therësi është larguar fillimisht nga vendi i ngjarjes por së shpejti është kapur nga policia e qytetit të Winterthurit., thuhet në njoftimin për shtyp të Poklicisë së Kantonit të Cyrihut.
Shkaqet dhe rrethanat e përleshjes janë ende të paqarta. Ato janë objekt i hetimeve që po i kryen Policia Kantonale e Cyrihut dhe Prokuroria përgjegjëse.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej Studimi tregon se kompanitë po hasin vështirësi në kalimin nga projektet pilot te përdorimi i gjerë... -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë -
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër














