Futboll
Rekord i FIFA-s, rezervat 2.7 miliardë dollarë
Rezervat e parave të gatshme të FIFA-s janë rritur në nivele rekorde prej 2,74 miliardë dollarësh dhe të ardhurat u rritën në 6,4 miliardë dollarë.
Rezultatet e forta financiare të marra nga agjencia Associated Press tregojnë se FIFA ka përballuar krizën më të thellë në historinë e saj, e cila shpërtheu në vitin 2015, kur CIA nisi hetimet për korrupsion dhe ndërkohë ishin arrestuar disa zyrtarë të lartë të shtëpisë botërore të futbollit.
Gjithashtu, presidenti i FIFA -s, Sep Blater, u zëvendësua nga Gianni Infantiono pas skandalit për mashtrime financiare.
Edhe pse i kritikuar nga Federata Evropiane e Futbollit (UEFA), Infantino tani mund të tregojë se buxheti i FIFA-s është i shëndetshëm. Ai do të rizgjidhet në këtë post në qershor, pasi nuk ka polemika në zgjedhje.
Financimi ndërmjet 2015 dhe 2018 tejkalonte pritjet që FIFA paraqiti në Kongres në qershorin e kaluar. Është vlerësuar se rezervat e parave do të rriteshin në 1.65 miliard dollarë, por deri në fund të vitit të kaluar u rritën në 2.74 miliardë, shkruan telegrafi, përcjell albinfo.ch.
Rezervat e FIFA në fund të vitit 2014 ishin 1,52 miliard dollarë pasi fituan 5,71 miliardë dollarë pas Botërorit në Brazil. Të ardhurat rekord prej 6.4 miliardë dollarësh u arritën pavarësisht sponsorëve të shumta që nuk ishin në Rusi.
FIFA ka një sistem më të rreptë të kontrollit financiar, për të parandaluar skandalet e reja të korrupsionit, ku Infantino kushton më pak se paraardhësi i tij.
Ai fitoi 1.9 milion dollarë vitin e kaluar dhe një tjetër 550 mijë dollarë në formë bonusi. Në vitin 2017, presidenti i FIFA-s fitoi 1.61 milion dollarë në formë shpërblimesh.
Ndryshe, paga bazë e Blaterit ishte tre milionë dollarë, por në vitin 2015 arriti në 11 milionë dhe në saje të bonuseve të kontraktuara për Kupën e Botës së vitit 2010 dhe 12 milionë sosh katër vjet më vonë.
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe forcon integrimin Në kontekstin e diasporës shqiptare në Zvicër dhe më gjerë, gjuha shqipe ka një rëndësi në...
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
Jeta në Zvicër
-
Neuchâtel: Një algjerian 29-vjeçar u gjet pa shenja jete, në qeli La Chaux-de-Fonds, Neuchâtel: Trupi i tij i pajetë u gjet nga rojat e burgut rreth orës...
-
Kantonet zvicerane me plane për të punësuar më shumë mësues të huaj
-
Bernë: Merret vendimi për gruan e cila vrau kryetarin e bashkisë së Lauterbrunnen pasi e goditi 58 herë me thikë
-
Pse Zvicra subvencionon tarifat vetëm për disa studentë të huaj?
-
Prodhuesi zviceran i thikave të ushtrisë në përpjekje për të përmbushur kufizimet globale të tehut